news

Rriten me 12.2 % të ardhurat buxhetore krahasuar me një vit më parë, shpenzimet arrijnë në rreth 357.8 miliardë lekë

Të ard­hu­rat bux­hetore në Shqipëri gjatë peri­ud­hës janar-qer­shor 2026 shënu­an një per­for­mancë poz­i­tive, duke tejkalu­ar planin me 5% dhe duke arrit­ur në 410.6 mil­iardë lekë, ose 12.2% më shumë kra­ha­suar me të njëjtën peri­ud­hë të një viti më parë.

Shifrat janë bërë pub­like nga Min­is­tria e Finan­cave, e cila ka pub­likuar per­for­mancën para­prake të të ard­hu­rave dhe shpen­z­imeve për peri­ud­hën Janar-Qer­shor 2026.

Ndërko­hë sipas të dhë­nave, shpen­zimet pub­like arritën në rreth 357.8 mil­iardë lekë dhe u real­izuan në masën 97.4% të plan­it, ndër­sa inves­timet kap­i­tale tejkalu­an fondet e plan­i­fikuara, duke reflek­tu­ar një ecuri të qën­drueshme të finan­cave pub­like në gjys­mën e parë të vitit 2026.

Per­for­man­ca para­prake e treguesve fiskalë të kon­solid­uar për peri­ud­hën Janar-Qer­shor reflek­ton ecur­inë e mbled­hjes së të ard­hu­rave dhe real­izim­it të shpen­z­imeve.

Per­for­man­ca Para­prake e të Ard­hu­rave dhe Shpen­z­imeve për Janar-Qer­shor 2026:

Të ard­hu­rat totale, kra­ha­suar me të njëjtën peri­ud­hë të një viti më parë, u rritën me rreth 44.5 mil­iardë lekë ose 12.2 % më shumë, një real­iz­im në masën 49.9 % të plan­it vje­tor të mbled­hjes së të ard­hu­rave.

Të ard­hu­rat e arkë­tu­ara nga Tatimet dhe Doganat, për peri­ud­hën Janar-Qer­shor 2026, janë në shumën 260.1 mil­iardë lekë, 4.4 mil­iardë lekë ose 1.7% më shumë se plani për peri­ud­hën. Kra­ha­suar me të njëjtën peri­ud­hë të një viti më parë, janë mbled­hur 17.8 mil­iardë lekë ose 7.3% më shumë.

Të ard­hu­rat tati­more të mbled­hu­ra nga admin­is­tra­ta tati­more (të ard­hu­rat nga TVSH neto në vend, tati­mi mbi fitimin, tati­mi mbi të ard­hu­rat per­son­ale, tak­sat nacionale), për peri­ud­hën Janar-Qer­shor 2026, u real­izuan në shumën 141.5 mil­iardë lekë, 12.9 mil­iardë lekë ose 10% më shumë se gjashtë­mu­jori i vitit 2025. Kra­ha­suar me planin e gjashtër­mu­jorit, të ard­hu­rat e mbled­hu­ra janë 6.3 mil­iardë lekë ose 4.6% më shumë.

Të ard­hu­rat nga TVSH e arkë­tu­ar (neto) u real­izuan në shumën 41.6 mil­iardë lekë, 8.4 mil­iardë lekë ose 25.4% më shumë se gjashtë­mu­jori 2025, dhe me real­iz­im në shumën prej 6.3 mil­iardë lekë ose 17.9% më shumë se plani për gjashtë­mu­jorin e vitit 2026. Rim­bur­simet e dhë­na për peri­ud­hën Janar-Qer­shor 2026 janë në shumën 7.9 mil­iardë lekë.

Të ard­hu­rat e mbled­hu­ra nga tati­mi mbi fitimin u real­izuan në shumën 31.1 mil­iardë lekë, një real­iz­im në masën 85.2% të plan­it për gjashtë­mu­jorin 2026.

Të ard­hu­rat nga tati­mi mbi të ard­hu­rat per­son­ale, për peri­ud­hën Janar-Qer­shor 2026, janë në shumën 47.6 mil­iardë lekë, 6.8 mil­iardë lekë ose 16.6% më shumë se gjashtë­mu­jori i vitit 2025, si dhe 6.3 mil­iardë lekë ose 15.4% më shumë se plani për gjashtë­mu­jorin 2026.

Të ard­hu­rat nga tak­sat nacionale, për peri­ud­hën Janar-Qer­shor 2026, u real­izuan në shumën 21.3 mil­iardë lekë ose me real­iz­im në masën 95.6% të plan­it të peri­ud­hës.

Të ard­hu­rat nga Fondet Spe­ciale, që përf­shi­jnë të ard­hu­rat nga sig­urimet shoqërore dhe shën­de­të­sore, të mbled­hu­ra nga Admin­is­tra­ta Tati­more, ISSH dhe FSDKSH, peri­ud­hën Janar-Qer­shor 2026, u real­izuan në shumën 99.2 mil­iardë lekë, 11.6 mil­iardë lekë ose 13.3% më shumë se gjashtë­mu­jori 2025, si dhe me real­iz­im prej 102.8% të plan­it të peri­ud­hës.

Të ard­hu­rat tati­more të mbled­hu­ra nga admin­is­tra­ta doganore (të ard­hu­rat nga TVSH në import, akciza, tak­sa doganore dhe renta minerare), për peri­ud­hën Janar-Qer­shor 2026, u real­izuan në vlerën 118.6 mil­iardë lekë, 4.9 mil­iardë lekë ose 4.3% më shumë se gjashtë­mu­jori i vitit 2025. Real­iz­i­mi i plan­it ishte në nivelin 98.5% e plan­it të peri­ud­hës.

Të ard­hu­rat nga TVSH në import, për peri­ud­hën Janar-Qer­shor 2026, janë 79.1 mil­iardë lekë, 3.2 mil­iardë lekë ose 4.2% më shumë se gjashtë­mu­jori i vitit 2025, si dhe real­iz­im me 98.7% e plan­it për peri­ud­hën gjashtë­mu­jore 2026.

Të ard­hu­rat nga akciza, për peri­ud­hën Janar-Qer­shor 2026, janë real­izuar në shumën 33.6 mil­iardë lekë, 1.5 mil­iardë lekë ose 4.6% më shumë se gjashtë­mu­jori i vitit 2025, si dhe real­iz­im në shumën 492 mil­ionë lekë ose 98.6% të plan­it për gjashtë­mu­jorin 2026.Të ard­hu­rat e arkë­tu­ara nga renta minerare në eksport, për peri­ud­hën Janar-Qer­shor 2026, janë në shumën 923 mil­ionë lekë, një real­iz­im prej 84.8 % kun­drejt plan­it të gjashtë­mu­jorit 2026.

Të ard­hu­rat nga tak­sat doganore, për peri­ud­hën Janar-Qer­shor 2026, janë në vlerën 5 mil­iardë lekë, 463 mil­ionë lekë ose 10.3% më shumë se peri­ud­ha gjashtë­mu­jore e viti 2025, si dhe real­iz­im prej 96.2% kun­drejt plan­it të gjashtë­mu­jorit 2026.

Shpen­zimet:

Shpen­zimet e përgjithshme pub­like, për peri­ud­hën 6 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 357.8 mil­iardë lekë me një real­iz­im në masën 97.4% të plan­it të peri­ud­hës, ndër­sa kra­ha­suar me të njëjtën peri­ud­hë të vitit 2025 ky zë ka rezul­tu­ar 7.5% më i lartë ose rreth 24.8 mil­iardë lekë më shumë.

Shpen­zimet kap­i­tale, për peri­ud­hën 6 mujore të vitit 2026, rezul­tuan në 36.8 mil­iardë lekë, 103.8% në raport me fondet e plan­i­fikuara për këtë peri­ud­hë. Kra­ha­suar me të njëjtën peri­ud­hë të një viti më parë ky zë ka rezul­tu­ar 10.2% më i lartë ose rreth 3.4 mil­iardë lekë më shumë.

Shpen­zimet korente, për peri­ud­hën 6 mujore të vitit 2026, rezul­tuan në rreth 321.1 mil­iardë lekë, ose me një real­iz­im në masën 97.4% të plan­it të peri­ud­hës. Kra­ha­suar me të njëjtën peri­ud­hë të një viti më parë ky zë ka rezul­tu­ar 7.2% më i lartë ose rreth 21.4 mil­iardë lekë më shumë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading