news

Të plotësohen kërkesat’, përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Qeveria t’i thërrasë mendjes!

Një pro­fe­sor dhe për­faqë­sues i Sindikatës së Punon­jësve të Uni­ver­siteteve ka shpre­hur mbështet­jen e tij për protestën e 47-të qytetare, ku pjesë­mar­rës janë edhe stu­den­të.

Ai tha se sindika­ta ka dalë në mbështet­je të protestës dhe u bëri thirrje stu­den­tëve që t’i bashko­hen asaj, duke e cilë­suar një lëviz­je paqë­sore për një “Shqipëri europi­ane”.

Sipas pro­fe­sorit, pesë kërke­sat e ngrit­u­ra nga protestue­sit janë të rëndë­sishme për vendin dhe duhet të mer­ren në kon­sid­er­atë nga qev­e­ria.

Duke folur për arsimin dhe shën­de­tës­inë, ai tha se degë si mjekësia dhe inx­hinieria duhet të mbeten përgjegjësi e shtetit dhe jo të kalo­jnë në duart e privatit.Ai kri­tikoi gjithash­tu sit­u­atën në disa uni­ver­sitete pri­vate, duke kërkuar kon­trolle më të for­ta nga insti­tu­cionet.

“Dua të për­c­jell mbështet­jen e pro­fe­so­ratit dhe të Sindikatës së Punon­jësve të Uni­ver­siteteve, e cila, në një deklaratë të posaçme, i dha mbështet­je protestës qytetare ku pjesë­mar­rës janë studentët.I bëj thirrje të gjithë stu­den­tëve që të vijnë dhe të mbësht­esin protestën për Shqipërinë europi­ane.

Kjo protestë është qytetare, paqë­sore dhe 5 kërke­sat janë më të rëndë­sish­met për vendin tonë, ndaj qev­e­ria duhet t’i plotë­so­jë ato.Duhet trans­parencë për më pak kor­rup­sion.

Mjekësia dhe inx­hinieria nuk mund të jenë në duart e pri­vatit, duhet të jenë përgjegjësi e shtetit.Kur flasim për cilësi uni­ver­sitetesh, një uni­ver­sitet në fjalë ka mar­rë të drejtën për të dhënë dok­toratu­ra para uni­ver­sitetit pub­lik, vetëm se drejtue­si i saj është i par­tisë. Një pronar i par­tisë, me dy uni­ver­sitete pri­vate.

Ndaj qev­e­ria t’i thër­rasë mend­jes. Uni­ver­sitetet kios­ka t’i kon­trol­lo­jë dhe t’i kalo­jë stu­den­tët te pub­liku.”, pohoi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading