news

U filmuan duke marrë para nga një shofer, AMP arreston 2 efektivë policie të Komisariatit nr.3 në Tiranë

Agjen­cia e Mbikëqyr­jes Policore (AMP) ka arrestu­ar në fla­grancë dy punon­jës të Poli­cisë së Shtetit, pjesë e Patrul­lës së Përgjithshme në Komis­ari­atin e Poli­cisë nr. 3 në Tiranë, të dyshuar për kor­rup­sion pasiv dhe shpër­dorim detyre.

Të arrestu­ar­it janë Dejon Bejko, 25 vjeç, me gradën Inspek­tor, dhe Edi­son Kuka, 23 vjeç, po me gradën Inspek­tor, të dy me detyrë trupë shër­bi­mi në Patrul­lën e Përgjithshme pranë Komis­ari­atit nr. 3.

Ata dyshohet se kanë kon­sumuar ele­men­tët e veprave penale “Kor­rup­sioni pasiv i per­son­ave që ushtro­jnë funk­sione pub­like” dhe “Shpër­dori­mi i detyrës”, kry­er në bashkëpunim.

AMP bën me dije se hetimet vijo­jnë për iden­ti­fikimin dhe doku­men­timin e përgjegjë­sisë penale të per­son­ave të tjerë që dyshohet se janë të përf­shirë në ngjar­je.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading