news

U plagos rëndë në aksidentin e pak ditëve më parë, ndërron jetë 7‑vjeçarja në Fier

Ka ndër­ru­ar jetë 7‑vjeçarja që mbeti e plago­sur rëndë në një aksi­dent auto­mo­bilis­tik të ndod­hur pak ditë më parë në Fier.

Aksi­den­ti ndod­hi në unazën e qytetit të Fier­it, ku autom­jeti me të cilin udhë­tonte e mitu­ra humbi kon­trol­lin dhe u për­plas me murin e një banese.

Pas për­plas­jes, 7‑vjeçarja u trans­portua me urgjencë në Spi­tal­in Rajon­al të Fier­it, ku iu nën­shtrua men­jëherë një ndërhyr­je­je kirurgjikale për shkak të dëm­timeve të rën­da të mar­ra.

Pavarë­sisht për­p­jek­jeve të mjekëve për t’i shpë­tu­ar jetën, e mitu­ra nuk arri­ti t’u mbi­je­to­jë plagëve dhe ndër­roi jetë në spi­tal mëng­jesin e së enjtes.

Ngjar­ja ka shkak­tu­ar dhim­b­je të mad­he te famil­jarët dhe në komu­nitetin fier­ak, ndër­sa pritet që autoritetet të vijo­jnë hetimet për të zbard­hur plotë­sisht rrethanat e aksi­den­tit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading