news

Zvogëlohet numri i bashkive, zbardhet reforma territoriale e PS, qarqet s‘preken

Par­tia Social­iste është gati të vijo­je e vetme hartën e re ter­ri­to­ri­ale pas mos­dako­rdë­sive me opoz­itën.

Bashkëkryetari social­ist Arb­jan Mazniku, u shpreh se mazho­ran­ca i ka të qarte hap­at që do të ndjekë dhe se në për­fundim të këtij sesioni par­la­men­tar pro­duk­ti final do të jetë gati.Kërkesa e opoz­itës për shtyr­je të afatit të komi­sion­it deri në tetor sipas Maznikut është manovër që syn­on dësh­timin e refor­mës ter­ri­to­ri­ale.

Ndër­sa dha dhe arsyen përse pro­duk­ti final në kor­rik është i domosdoshëm.“PD kërkon dësh­timin e refor­mës. Nëse nuk kapim kor­rikun atëherë vono­he­mi 8 vite”, tha Mazniku.Mazniku bëri me dije se javën e ardhshme, të majtët do të kenë gati gjet­jet e komi­sion­it së bashku me hartën e re.

“Do ta kemi gati pro­duk­tin bren­da javës së ardhshme së bashku me hartën e re”, tha ai.Bashkëkryetari social­ist nuk dha një shifër për num­rin e bashkive që pritet të dalë nga komi­sioni i posaçëm i refor­mës ter­ri­to­ri­ale, burime nga Par­tia Social­iste shpre­hen se bëhet fjalë për reduk­tim nga 64 bash­ki në 40 deri në 50 bash­ki.

Për­pos num­rit të bashkive, ven­dit do t’i shto­het edhe një niv­el i ri qev­eris­je. 4 rajonet janë të prefer­u­arat e social­istëve. ”Në këto momente, qar­qet nuk preken. 4 rajonet janë më të duhu­rat”. Në poli­tikën e brend­shme mund të manovro­jnë, me dëshi­rat e fqin­jëve për minoritetet, social­istët nuk bëjnë dot skenare: “Bashk­itë minoritare nuk preken”.

Më bujare do të jetë “prek­ja” që do t’i bëhet Tiranës. Mazniku men­don që për krye­qytetin do të ketë një kapit­ull të veçan­të për sa i për­ket funk­sion­eve, ku po men­do­het që t’i atashohet aero­por­ti ndërkom­bë­tar. Social­istët i lënë një gjys­më dere hapur PD-së nëse do të reflek­to­jë, edhe pse nga ana tjetër i kanë bërë plan­et edhe se si të shm­nag­im kon­sul­timin pub­lik, duke e sjel­lë në Kuvend draftin si nis­më ligjore:

“Duhet ta mira­to­jmë ligjin në fund të mua­jit shta­tor dhe fil­lim të tetorit”.

Në seancën e 23 kor­rikut, Arbian Mazniku do të prezan­to­jnë raportin e mazho­rancës, ku do të bëhet pub­like num­ri i ri i bashkive të cilat do të shko­jnë në zgjed­hjet e ardhshme lokale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading