Entertainment

“3 ushqimet që nuk mungojnë në tryezën tonë janë…”/Çifti 100 dhe 103 vjeç tregon sekretin e jetëgjatësisë!

Një çift nga provin­ca Gaziantep e Turqisë ka tërhe­qur vëmend­jen me his­tor­inë e tij të gjatë të martesës dhe me stilin e thjeshtë të jetesës, të cilin e kon­sideron si sekretin e jetëg­jatë­sisë.

Mehmet Bal­a­ban, 100 vjeç, dhe bashkëshort­ja e tij Cen­net Bal­a­ban, 103 vjeçe, jeto­jnë në lag­jen Derviş­paşa të qytetit İsl­ahiye. Ata janë mar­tu­ar në vitin 1953 dhe kanë tre djem, katër vajza, 25 nipër e mbe­sa dhe 26 stërnipër e stërmbe­sa.

Pavarë­sisht moshës së avan­cuar, çifti vijon t’i krye­jë vetë pjesën më të mad­he të punëve të përdit­shme. Sipas tyre, nuk kanë pasur prob­leme seri­oze shën­de­të­sore dhe gjatë gjithë jetës kanë kërkuar ndih­më mjekë­sore vetëm në vitin 2021, gjatë peri­ud­hës së pan­demisë.

Mehmet Bal­a­ban, i rrit­ur me tra­di­tat e jetesës nomade, tre­goi se gjalpi, kosi dhe djathi nuk kanë munguar asnjëherë në tryezën e familjes.Ai tha se prefer­on veçanër­isht kosin dhe se, pasi kon­sumo­jn një vakt të plotë, shpesh nuk hanë më gjatë pjesës tjetër të ditës.

Të ngrënit me masë dhe ushqi­mi natyral na kanë mba­j­tur në këm­bë deri sot, u shpreh 100-vjeçari.

Cen­net Bal­a­ban tre­goi se gjatë martesës së tyre nuk kanë pasur kon­flik­te seri­oze dhe se kanë kalu­ar një jetë të qetë së bashku. Ajo vijon t’i për­gatisë çdo ditë bashkëshort­it kafe turke, ndër­sa të dy thonë se për­piqen të vlerë­so­jnë çdo moment që kalo­jnë pranë njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading