news

Ligj i ri për Bankën e Shqipërisë
Ndalohet financimi monetar i sektorit publik

Një ligj i ri për Bankën e Shqipërisë, i hed­hur për kon­sul­tim pub­lik nga Min­is­tria e Finan­cave, syn­on të mod­ern­i­zo­jë funk­sion­imin e bankës qen­drore dhe ta afro­jë atë me stan­dard­et e Bashkim­it Europi­an.

Ndryshi­mi më i rëndë­sishëm është forci­mi i pavarë­sisë së institucionit.“Projektligji syn­on të garan­to­jë pavarës­inë insti­tu­cionale, funk­sion­ale, finan­cia­re dhe per­son­ale të Bankës së Shqipërisë.

Ai për­cak­ton qartë ndal­im­in e kërkim­it ose mar­rjes së udhëz­imeve nga insti­tu­cione apo sub­jek­te të tjera, duke for­cuar garancitë ligjore për vendim­mar­rje të pavarur dhe në për­puth­je me stan­dard­et e Bashkim­it Europi­an.”

Një tjetër risi lid­het me sta­bilitetin finan­ciar. Për herë të parë, pro­jek­tligji i dedikon një kapit­ull të veçan­të rolit të Bankës së Shqipërisë në mon­i­torim­in e rrez­iqeve që mund të ceno­jnë sis­temin finan­ciar.

Gjithash­tu, zgjero­hen kom­pe­ten­cat për inspek­timin e bankave, mbled­hjen e infor­ma­cionit dhe mar­rjen e masave admin­is­tra­tive kur evi­den­to­hen prob­leme.

“Një nga ele­mentet më të rëndë­sishme të pro­jek­tligjit është ndal­i­mi i financim­it mon­e­tar të sek­torit pub­lik.

Ban­ka e Shqipërisë nuk mund të japë kre­di, over­draft apo for­ma të tjera financi­mi për qev­er­inë dhe insti­tu­cionet pub­like, si dhe nuk mund të ble­jë drejt­për­drejt borx­hin e tyre, duke garan­tu­ar disi­plinën fiskale dhe pavarës­inë e poli­tikës mon­etare.”

Në tërësi, pro­jek­tligji syn­on të kri­jo­jë një bankë qen­drore më të pavarur, me rreg­ul­la më të for­ta qev­eris­je­je dhe kom­pe­ten­ca të zgjeru­ara për rua­jt­jen e sta­bilitetit finan­ciar, si pjesë e për­gatit­jeve të Shqipërisë për anë­tarësimin në Bashkimin Europi­an.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading