news

Detaje nga aksidenti që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti, i lënduar mbeti edhe një 18-vjeçar/ Ja çfarë thotë policia

Një aksi­dent i rëndë ka ndod­hur mbrëm­jen e së shtunës në zonën bregdetare të Por­to Novos, Vlorës, ku humbi jetën gaze­tari 40-vjeçar Enrik Mehmeti.

Sipas njof­tim­it të Poli­cisë, ngjar­ja ka ndod­hur rreth orës 21:40 në zonën e Dajlan­it, jashtë seg­men­tit rru­gor. Dyshohet se Mehmeti, i cili drej­tonte një motom­jet me katër rro­ta, ka hum­bur kon­trol­lin mbi mjetin, i cili është përm­by­sur.

Si paso­jë e aksi­den­tit, gaze­tari ka mar­rë plagë të rën­da dhe është trans­portu­ar me urgjencë drejt Spi­tal­it Rajon­al të Vlorës. Pavarë­sisht për­p­jek­jeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbi­je­to­jë dëm­timeve.

Në motom­jet ndod­hej edhe shte­tasi me ini­ciale K. S., 18 vjeç, i cili udhë­tonte si pasag­jer. I riu ka pësuar dëm­time të lehta dhe ndod­het jashtë rrezikut për jetën.

Nga ver­i­fikimet para­prake rezul­ton se aksi­den­ti ka ndod­hur në një sipër­faqe bregdetare, jashtë zonës rru­gore, dhe nuk ka përf­shirë mjete të tjera apo për­dorues të rrugës.

Enrik Mehmeti u trans­portua me urgjencë në Spi­tal­in Rajon­al të Vlorës, ku, pavarë­sisht ndih­mës së dhënë nga per­son­eli mjekë­sor, ndër­roi jetë si paso­jë e plagëve të mar­ra.

Ndërko­hë sipas poli­cisë i plago­sur ka mbe­tur edhe një 18-vjeçar. I riu mori ndih­mën e nevo­jshme mjekë­sore dhe, sipas Poli­cisë, gjend­ja e tij shën­de­të­sore është e sta­bi­lizuar, pasi dëm­timet që ka pësuar nuk i rreziko­jnë jetën.

Grupi het­i­mor, nën drej­timin e Prokuror­isë, po kryen të gjitha veprimet pro­ce­du­rale për doku­men­timin e plotë të rrethanave të aksi­den­tit dhe për­cak­timin e shkakut që çoi në hum­b­jen e kon­trol­lit të motom­jetit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading