news

Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën ‘Aba Center’, bllokohet nga KLGJ

Gjyka­ta Admin­is­tra­tive e Apelit nën­shkroi një muaj më parë një kon­tratë qira­je prej 10,848 eurosh në muaj për një ambi­ent prej 350 metrash katrorë në kul­lën “Aba Cen­ter” në qendër të Tiranës për të ako­mod­uar ndih­mësit e saj ligjorë dhe një pjesë të dos­jeve në prit­je të gjykim­it – një kon­tratë që u kon­siderua “pa logjikë ekonomike” dhe u rrëzua të mërkurën nga Këshilli i Lartë Gjyqë­sor.

Përmes një kërkese dorëzuar KLGJ-së, Gjyka­ta Admin­is­tra­tive e Apelit e jus­ti­fikoi mar­rjen e ambi­en­teve me qira në njërën prej godi­nave më të shtren­j­ta në Tiranë me mungesën e hapësir­ave në god­inën aktuale.

Sipas kërkesës që BIRN e disponon, Apeli Admin­is­tra­tiv ka punë­suar me kon­tra­ta të përkohshme 25 ndih­mës ligjorë në kuadër të një pro­jek­ti për uljen e num­rit të çësht­jeve të pra­pam­be­tu­ra, por sis­temi­mi i tyre në ambi­en­tet e gjykatës ishte i pamundur.

Gjyka­ta thek­son më tej se ka bërë një studim të tregut, prej nga ka rezul­tu­ar se amb­jen­tet që plotë­so­jnë kushtet për të ushtru­ar veprim­tar­inë kanë mesa­tar­isht një kos­to prej 30 euro m2. Përmes letrës së nën­shkru­ar nga zv.kryetari i Gjykatës, Ardian Dvo­rani, KLGJ-së iu kërkua një fond total prej 8 mil­ionë lekësh për të për­bal­lu­ar qiranë dhe shpen­zimet util­itare për shtatë mua­jt e mbe­tur të vitit, të ndara në gati 76 mijë euro pagesë qira­je, 500 mijë lekë për energjinë elek­trike dhe 50 mijë lekë për faturën e ujit.

Burime zyrtare pranë Gjykatës Admin­is­tra­tive të Apelit i thanë BIRN se kon­tra­ta me kom­pan­inë Gen­er 2 për ambi­en­tet me qira ishte lid­hur prej një mua­ji dhe 25 ndih­mësit ligjorë ishin ako­mod­uar në ambi­en­tet e qen­drës tregtare “Aba Cen­ter”, së bashku me dos­jet në prit­je të gjykim­it.

Të pyetur nga BIRN për pro­ce­durën e ndjekur në mar­rjen me qira të ambi­en­teve, burimet thanë se kishin bërë shpall­je të hapur së bashku me kriteret, së cilës i ishte përgjigjur vetëm kom­pa­nia Gen­er 2.

Gjatë mbled­hjes ple­narë të Këshillit të Lartë Gjyqë­sor të mërkurën, anë­tar­ja Gen­tiana Muçaj kërkoi rrëz­imin e kërkesës së Gjykatës Admin­is­tra­tive të Apelit.

“Mar­r­ja e një amb­jen­ti me sipër­faqe 350 m², me qira mujore rreth 11 mijë euro në muaj, pa përf­shirë aty dhe shpen­zimet për shër­bimet util­itare, është jashtë logjikës ekonomike,” tha Muçaj, duke shtu­ar më tej se kjo kon­tratë nuk garan­tonte sig­ur­inë e dos­jeve.

Muçaj ngri­ti gjithash­tu shqetësimin se kjo kon­tratë mund t’i ven­doste gjyq­tarët në kushtet e kon­flik­tit të intere­sit dhe propo­zoi që Gjyka­ta Admin­is­tra­tive e Apelit të kërkonte ambi­ente sht­esë në ndon­jë insti­tu­cion shtetëror apo mes objek­teve të sekuestru­ara që gjen­den pranë gjykatës.

Anë­tari i KLGJ-së, Albens Tabaku thek­soi nevo­jën për ambi­ente sht­esë të Gjykatës Admin­is­tra­tive të Apelit, një prob­lem që sipas tij do të shfaqet së shpe­jti edhe në gjykatat e tjera.

Propoz­i­mi i Muça­jt për rrëz­imin e kërkesës së Apelit Admin­is­tra­tiv u hodh në votim dhe mori shu­micën e votave, me për­jash­tim të Rid­van Hados, Klo­di­an Kurushit dhe Tabakut.

Rrëz­i­mi i kërkesës nga KLGJ e kthen Gjykatën Admin­is­tra­tive të Apelit në gjend­jen fillestare. Një drejtues i Gjykatës pre­tendoi në kushtet e anon­i­matit se kjo do të sillte pengesë për të zgjid­hur prob­lemin e stokut të çësht­jeve të pra­pam­be­tu­ra.

“I kemi bërë kërke­sa të përsërit­u­ra KLGJ-së dhe qev­erisë për të na ndih­muar me objek­te, por nuk na kanë dhënë asnjë zgjid­hje,” tha ai, duke pre­tend­uar se kon­tra­ta ishte lid­hur përmes një pro­ce­dure ligjore, sikurse kanë bërë edhe shumë insti­tu­cione të tjera publike./Birn

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading