
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi u përplasën verbalisht në sallën e Kuvendit për protestuesit. Bardhi e akuzoi Ballën se kanë vendosur perimetër sigurie se kishte hall se protestuesit i bënin pis kostumin e shtrenjtë.
Në përgjigje, Balla i tha Bardhit se ai as nuk e mbush dhe as nuk e kënaq dot kostumin e tij. Socialisti i sugjeroi Bardhit që të çojë në burg Sali Berishën, nëse do që të plotësojë kërkesat e protestuesve.
“Sot kishe ardhur që në 8, herë e parë në histori që ma kalove. Sa i përket pjesës së kostumit, nuk e mbush dot as nuk e kënaq dot kostumin tim.
Është keqardhje e madhe që kreu i grupit të PD, PD e vlerave të mëdha e përfundon diskutimin kështu. Kush është dallimi më i madh mes këtij grupi dhe atij.
Ky grup parlamentar a s’ka vuajtur nga 12 qershor i 91 nga sindroma e Stokholmit, ju vuani. Ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesit. Doni t’ia plotësoni kërkesat protestuesve.
Saliu në burg, plotësoja pra, çoje Saliun në burg. Ia plotëson dot kërkesën. Nuk të fut dot brenda kostumit tim se nuk më pëlqen”, tha Balla.