news

Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet: Të kalohet në votim!

Sean­ca plenare në Kuvend u shoqërua me ten­sione të for­ta mes mazho­rancës dhe opoz­itës, ku në qendër të debatit ishte rapor­ti i ekspertëve për Refor­mën Ter­ri­to­ri­ale.

Për­plas­jet nisën pasi opozi­ta kërkoi shtyr­jen me tre muaj të afatit të punës së komi­sion­it për Refor­mën Ter­ri­to­ri­ale, kërkesë që u kundër­sh­tua nga mazho­ran­ca.

Debatet u për­shkallëzuan, ndër­sa deputetët e Par­tisë Demokratike bllokuan foltoren e Kuven­dit, duke shkak­tu­ar kaos në sal­lë dhe detyru­ar drejtuesin e seancës të ndër­priste punimet për pesë min­u­ta.

Gjatë seancës ishte i pran­ishëm edhe Edi Rama, i cili rik­the­hej në sal­lën e Kuven­dit pas një mungese të gjatë. Ndërko­hë, kreu i grupit par­la­men­tar të Par­tisë Social­iste, Taulant Bal­la, kërkoi që pro­ce­du­ra të kalonte men­jëherë në votim, pa vijuar disku­timet.

Pas rifil­lim­it të seancës, kryetari i Kuven­dit, Niko Peleshi, e kaloi çësht­jen direkt në votim.Raporti i ekspertëve, i har­tu­ar nga bashkëkryetari i komi­sion­it për Refor­mën Ter­ri­to­ri­ale, Arbion Mazniku, u mirat­ua me 84 vota pro të deputetëve të mazho­rancës.

Opozi­ta nuk mori pjesë në pro­cesin e votim­it dhe vijoi protestën në sal­lë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading