news

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

Përg­jatë peri­ud­hës 6‑mujore, biz­ne­set në vendin tonë kanë patur një ecuri poz­i­tive të aktivitetit të tyre ekonomik dhe admin­is­tra­tiv sipas të dhë­nave zyrtare.

Refer­u­ar të dhë­nave të Qen­drës Kom­bëtare të Biz­ne­sit, gjatë 6‑mujorit të parë të vitit 2026 janë regjistru­ar 11,567 sub­jek­te të reja ose 806 më shumë se në të njëjtën peri­ud­hë të vitit të kalu­ar, duke shënuar një rrit­je prej 7.5%.

Sipas QKB-së, struk­tu­ra e regjistrimeve vijon të domi­no­het nga per­son­at fizikë me 8,757 regjistrime ose 75.7% të total­it, ndjekur nga Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) me 2,775 regjistrime.

Ndër­sa sipas pronë­sisë, sub­jek­tet me kap­i­tal 100% shqip­tar mbeten mbi­zotërues me 10,179 regjistrime, regjistrimet e biz­ne­seve me kap­i­tal 100% të huaj u rritën ndjeshëm me 35.7%, duke arrit­ur në 1,240 sub­jek­te, një tregues i rrit­jes së intere­sit të investi­torëve të huaj për ekonom­inë shqiptare.

Të ndarë sipas zon­ave gjeografike, Qarku Tiranë vijon të krye­so­jë me 6,039 regjistrime për vitin 2026 ose 52.2% të total­it, i ndjekur nga Vlo­ra me 1,347 dhe Dur­rësi me 1,310 regjistrime.

Gjithash­tu QKB në raportin më të fun­dit nën­vi­zon se rrit­je të kon­siderueshme u evi­den­tu­an edhe në qar­qet në veri të ven­dit, Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës.

Sek­tori i tregtisë me shu­micë dhe pakicë mbetet më i prefer­u­ari për regjistrim­in e biz­ne­seve të reja, me 2,771 sub­jek­te, i ndjekur nga ako­mod­i­mi dhe shër­bi­mi ushqi­mor, aktivitetet pro­fe­sion­ale, trans­porti dhe infor­ma­cioni e komu­nika­cioni.

Rrit­je të for­ta në 6‑mujorin e 2026 janë shënuar edhe në sek­torin e pasurive të palu­a­jt­shme përkatë­sisht me +35.8% dhe trans­porti e mag­a­zin­i­mi me +26.3%.Të dhë­nat tre­go­jnë rrit­je të regjistrimeve të reja të biz­ne­seve, zgjer­im të pjesë­mar­rjes së kap­i­tal­it të huaj, si edhe rrit­je të kërke­save për leje, licen­ca, si edhe aplikim në regjistrin e pronarëve për­fitues.

QKB, SUBJEKTET JANAR-QERSHOR 2026

11,567 sub­jek­te të reja ose 7.5% kra­ha­suar me 2025,

Per­son­at fizikë me 8,757 regjistrime,

Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) me 2,775 regjistrime,

Me kap­i­tal 100% shqip­tar me 10,179 regjistrime,

Biz­nese me kap­i­tal 100% të huaj 1,240 sub­jek­te.

QKB, SUBJEKTET SIPAS ZONAVE GJEOGRAFIKE

Qarku Tiranë me 6,039 regjistrime,

Qarku Vlorë me 1,347 regjistrime,

Qarku Dur­rës me 1,310 regjistrime.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading