
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor që të çon drejt Fushë-Dukatit.
Sipas informacioneve paraprake, një fugon me punëtorë ka dalë nga rruga, duke shkaktuar pasoja të rënda.
Nga aksidenti mësohet se një prej punëtorëve ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat po vijojnë ndërhyrjen dhe dhënien e ndihmës mjekësore për të plagosurit.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende dhe pritet të zbardhen pas hetimeve nga autoritetet.