news

E rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, zbulohet një zgavër e re rreth 70 metra e thellë

Një zgavër e re me thel­lësi rreth 70 metra, pothua­jse tërë­sisht ver­tikale, është zbu­lu­ar gjatë një eks­pedite spele­ologjike në shpel­lën “Ster­ra e Kujunx­hiut”, pjesë e Parkut Kom­bë­tar të Llog­a­rasë.

Sipas eksploruesve, në fund të kësaj hapësire është gje­tur një grum­bull i madh gurësh, i cili dyshohet se ka bllokuar vazhdimin e mëte­jshëm të galerisë së shpel­lës.

Gjithash­tu, gjatë eks­ped­itës është kon­stat­u­ar prani e një num­ri të madh esh­trash të kaf­shëve të egra, si për shëm­bull, të der­rit të egër, drerit, ujkut, dhel­prës, etj.

Ky zbu­lim pritet të shër­be­jë si bazë për eks­pedi­ta dhe studime të mëte­jshme, si dhe doku­men­timin e vler­ave naty­rore dhe spele­ologjike të shpel­lës në Parkun Kom­bë­tar të Llog­a­rasë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading