news

Ermal Beqiri mbetet në Francë, ekstradimit drejt Shqipërisë mund të zgjasë disa javë

Shqipëria ka paraqi­tur zyr­tar­isht kërkesën për ekstradimin nga Fran­ca të biz­nes­menit Ermal Beqiri, i cili u arrestua javën e kalu­ar pasi u ndalua për flu­turim me avion mbi zonën e ndalu­ar pranë cen­tralit bërthamor të Pen­ly. Sipas medi­ave franceze, pro­ce­du­ra e ekstradim­it mund të zgjasë disa javë për shkak të hapave ligjorë që duhet të ndiqen.

Beqiri u ndalua në aero­portin e Alber­tit, në veri të Francës, pasi avioni i tij kaloi mbi një zonë strategjike të kufizuar. Ai u gjykua me pro­ce­durë të për­sh­pe­j­tu­ar në Amiens dhe u shpall faj­tor për shkel­jen e rreg­ullave të hapësirës ajrore, duke u dënuar me 7 mijë euro gjobë. Pas vendim­it, ai vijoi të mba­het nën masën e arrestit për shkak të pro­ce­durës së ekstradim­it drejt Shqipërisë.

Biz­nes­meni shqip­tar është nën het­im nga SPAK që prej vitit 2025 për një dos­je që lid­het me dyshime për mashtrim, kor­rup­sion dhe ten­dera të manip­u­lu­ar me vlera të kon­siderueshme.

Sipas het­imeve, autoritetet shqiptare kanë iden­ti­fikuar pasuri që dyshohet se lid­hen me aktivitet krim­i­nal, përf­shirë llog­a­ri bankare mbi 2 mil­ionë euro, prona, autom­jete, avion tur­is­tik dhe një kësht­jel­lë në Francë, ndër­sa dy vendet po bashkëpuno­jnë për ver­i­fikimin e tyre.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading