sport

Infantino do përfitonte një shifër të frikshme, për shitjen e Botërorit

Plani i diskutueshëm i pres­i­den­tit të FIFA‑s, Gian­ni Infan­ti­no, për shit­jen e 20% të të drej­tave të Kupës së Botës është anu­lu­ar për­fundimisht.

Opera­cioni prej rreth 3.65 mil­iardë eurosh përmes shoqërisë “Fifa For­ward Enter­prise” u brak­tis pas protes­tave të ash­pra nga UEFA, CONCACAF dhe spon­sorët krye­sorë. Edhe pse drejtue­si i FIFA‑s pohoi se nuk kishte për­fitime per­son­ale, një het­im i gazetës bri­tanike “The Times” zbu­loi deta­je të tjera.

Sipas këtij rapor­ti­mi, Infan­ti­no do të për­fi­tonte një pagë mar­ra­mendëse prej 30 mil­ionë eurosh plus bonuset. Kjo shifër është duk­shëm më e lartë se paga e tij aktuale prej 3 mil­ionë eurosh në vit.

Ky pro­jekt parashikonte votimin e 211 fed­er­atave anëtare mes prem­timeve për shpër­blime finan­cia­re dhe kër­cën­imeve për masa ndëshkuese. Edhe pse u përf­shi nga kri­ti­ka të shum­ta medi­atike, zvicerani ka refuzuar të bëjë hap pra­pa dhe të japë dorëhe­q­jen.

Aktu­al­isht, Infan­ti­no vazh­don të qën­dro­jë në krye të orga­ni­za­tës më të mad­he të fut­bol­lit botëror, pavarë­sisht dyshimeve të mëd­ha mbi menax­himin e tij.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading