news

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Boçi akuza Ramës: Diplomacia s’ndërtohet duke harruar

Disku­timet për hap­jen e një kon­sul­late të Ser­bisë në qytetin e Shko­drës ka nxi­tur reag­ime të for­ta poli­tike. Përmes një anal­ize të gjatë, zyr­tari i lartë i Par­tisë Demokratike, Luçiano Boçi, e ka kon­sideru­ar këtë hap si një “pabesi dhe amnezi his­torike” të qev­erisë shqiptare.

Boçi shpre­het se Shko­dra mban mend­jen dhe kujtesën kolek­tive të rrethim­it ser­bo-malazez, ndër­sa e kra­ha­son qas­jen e kryem­i­nistrit Edi Rama ndaj këtij vendi­mi me fig­urën his­torike të Esat Pashë Top­tan­it.

Sipas tij, diplo­ma­cia e vërtetë ndër­to­het mbi të vërtetën dhe pra­n­imin e përgjegjë­sive, e jo mbi har­resën, veçanër­isht kur Ser­bia ende nuk ka kërkuar fal­je për krimet e kry­era në Kosovë.\

Reag­i­mi i plotë:

“Shko­dra nuk ka nevo­jë të mëso­jë his­tor­inë nga Tirana. Ajo e ka shkru­ar vetë. Dhe pikër­isht për këtë arsye, çdo vendim që prek sim­bo­likën e saj duhet të peshohet me shumë më tepër përgjegjësi sesa me arit­metikën e zakon­shme diplo­matike.

Vendi­mi për hap­jen e një kon­sul­late serbe në Shkodër është paraqi­tur nga qev­e­ria si një akt nor­mal diplo­matik, mad­je favorizues duke gjykuar hap­jen e asaj shqiptare në Bujanoc. Në letër, ndosh­ta edhe është. Mar­rëd­hëni­et diplo­matike janë pjesë e ren­dit ndërkom­bë­tar. Askush nuk kundër­sh­ton dia­lo­gun mes shteteve.

Por mos të har­ro­jmë që diplo­ma­cia nuk është vetëm çësht­je doku­mentesh. Është edhe çësht­je sim­bolesh. Dhe në Bal­lkan, dihet mirë se sim­bo­let pesho­jnë më shumë se betoni me të cilin ndër­to­hen god­i­nat.

Shko­dra nuk është një qytet çfarë­do. Është qyteti që i rezis­toi rrethim­it ser­bo-malazez. Është qyteti ku kujte­sa his­torike nuk është një kapit­ull lib­ri, por pjesë e iden­titetit të banorëve të saj dhe e gjithë Shqipërisë. Është ven­di ku emrat e atyre që e mbro­jtën qytetin shqip­to­hen me respekt e përul­je nderi. Pran­daj nuk është e çudit­shme që shumë qyte­tarë, intelek­tu­alë e poli­tikanë e shohin këtë vendim me dyshim.

Por më e çudit­shme është mënyra me të cilën qev­e­ria kërkon që një hap i tillë të pra­nohet si nor­mal. Sikur his­to­ria të ishte një aplika­cion nga këto që në epokën digji­tale bëhen me shu­micë e që mund të çin­stalo­het me një klikim.

E aq më tepër his­to­ria nuk mund të jetë kujtesë selek­tive për të hequr nga memo­ria rrethimin e Shko­drës, luftërat bal­lka­nike, Kosovën dhe gjithç­ka tjetër që mund të bezdisë estetikën e diplo­macisë së ditës së Ramës e Vuçiç.

His­to­ria është kujtesë kolek­tive e në këtë pikë, hija e Esat Pashë Top­tan­it fil­lon të endet në sfond. Jo sepse his­to­ria është iden­tike. Nuk është. Por sepse sa herë intere­si poli­tik i ditës ven­doset mbi ndjesh­mërinë kom­bëtare, emri i tij rik­the­het vetvetiu si metaforë.

Nuk e bëjmë këtë për të gjykuar të tash­men me kat­e­goritë e së shkuarës, e bëjmë për të kuj­tu­ar sak­të se disa gabime his­torike fil­lo­jnë gjith­monë duke u paraqi­tur si ‘veprime prag­matike’, apo nor­male apo më keq ako­ma si të ‘mençu­ra’ e për­fituese siç mundo­het të bëjë diplo­ma­cia me bekimin e Esatit-Ramë.

Paradok­si bëhet edhe më i madh kur men­don se Ser­bia ende nuk ka kërkuar fal­je për krimet e kry­era në Kosovë. Ende refu­zon të pra­no­jë shumë të vërte­ta his­torike. Ende mbron nar­ra­ti­va që rivrasin të vrarët. Ende mban të pash­pal­lur njerëz të zhdukur, pa drejtësi dhe pa përgjegjësi.

Por mesa duket, këtu prob­le­mi nuk është kujte­sa e Ser­bisë. Prob­le­mi është amnezia e qev­erisë shqiptare dhe më sak­të pabesia e trad­htia e saj.

Shko­drës dhe neve, në emër të ‘fqin­jë­sisë së mirë’, po na kërko­het të sille­mi sikur his­to­ria të jetë një pengesë admin­is­tra­tive. Sikur plagët mbyllen me pre­rje shir­i­tash apo që respek­ti ndër­to­het duke har­ru­ar.

Diplo­ma­cia e vërtetë nuk kërkon har­resë Zoti Esat-Ramë. Përkun­drazi, ajo ndër­to­het mbi të vërtetën. Gjer­ma­nia nuk u paj­tua me Francën duke mohuar his­tor­inë. Europa nuk ndër­toi paqen duke fshirë kujtesën. Paj­ti­mi fil­lon me pra­n­imin e përgjegjë­sive, jo me impon­imin e nor­malitetit arti­fi­cial.

Pran­daj kundër­sh­ti­mi ndaj këtij sim­boli nuk është kundër mar­rëd­hënieve diplo­matike. Është kundër një mënyre të qev­eris­jes që i tra­j­ton qyte­tarët si spek­ta­torë pa kujtesë his­torike dhe Shqipërinë si tokën e asku­jt.

Hijet e his­torisë vërtet nuk trem­bin askënd, por ato bëhen të rrezik­shme vetëm atëherë kur pushteti sil­let sikur nuk ekzis­to­jnë. Dhe ato duhen elimin­uar pat­jetër sa herë që dikush trad­hton vendin në emër të shpë­tim­it.”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading