news

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari, pritet ekstradimi

Një 50-vjeçar i shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar nga autoritetet ital­iane është kapur në Dur­rës me qël­lim ekstradi­mi.

Gen­tian Lika ishte dënuar nga Gjyka­ta e Apelit të Romës me 6 vite burg për trafikim narkotikësh, ndër­sa ndal­i­mi i tij u bë në kuadër të opera­cionit policor “FAST”.

“Kapet në Dur­rës dhe ndalo­het me qël­lim ekstradi­mi një shte­tas i shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar nga autoritetet ital­iane, i dënuar me 6 vjet burgim për trafikim të narkotikëve.

Në vijim të opera­cion­eve të një­pas­njëshme për lokaliz­imin, kap­jen dhe ndal­im­in e shte­tasve të shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar, shër­bimet opera­cionale të Sek­torit për Kërkimin FAST Alba­nia, në Drej­tor­inë e For­cës së Posaçme Opera­cionale, në bashkëpunim me Drej­tor­inë Ven­dore të Poli­cisë Dur­rës, si rezul­tat i veprimeve të mirëor­ga­nizuara policore, bënë të mundur lokaliz­imin, iden­ti­fikimin dhe ndal­im­in, me qël­lim ekstradimin, të shte­t­a­sit Gen­tian Lika, 50 vjeç, lin­dur në Kava­jë.

Ky shte­tas ishte shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar, pasi Gjyka­ta e Apelit e Romës, Itali, me vendim të mua­jit mars 2025, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafiki­mi i narkotikëve”, kry­er në bashkëpunim, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe ital­iane, po ndjek pro­ce­du­rat për ekstradimin e këtij shte­tasi drejt Ital­isë”, thuhet në njof­timin e poli­cisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading