news

Plagosën 20-vjeçarin italian pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë, procedohen 8 të mitur

Tetë të mitur janë iden­ti­fikuar dhe pro­ce­d­uar penal­isht nga Poli­cia e Tiranës pas kon­flik­tit pranë Pal­latit të Kul­turës, ku mbeti i dëm­tu­ar lehtë një shte­tas ital­ian 20 vjeç.

Të mitu­rit, të moshës 13–15 vjeç, dyshohet se kanë qenë të përf­shirë në për­plas­jen fizike, ndër­sa hetimet vijo­jnë për iden­ti­fikimin e per­son­ave të tjerë të dyshuar.

Njof­ti­mi i poli­cisë:

Në vijim të infor­ma­cionit të dhënë ditën e djeshme, lid­hur me rastin e ndod­hur pranë Pal­latit të Kul­turës, më datë 29.07.2026, ku mbeti i dëm­tu­ar lehtë një 20-vjeçar ital­ian, ju infor­mo­jmë se:

Si rezul­tat i veprimeve të shpe­j­ta het­i­more, të kry­era men­jëherë pas kon­flik­tit, spe­cial­istët për Het­imin e Krimeve në Komis­ari­atin e Poli­cisë Nr. 1 bënë të mundur iden­ti­fikimin, shoqërim­in dhe pro­ced­imin në gjend­je të lirë të 8 shte­tasve të mitur, të moshës 13–15 vjeç, të dyshuar si të përf­shirë në kon­flikt, gjatë të cilit 20-vjeçari ital­ian pësoi lëndime të lehta tru­pore.

Puna vijon për iden­ti­fikimin e shte­tasve të tjerë të dyshuar si të përf­shirë në kon­flikt, si dhe për doku­men­timin e plotë ligjor të rastit.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëte­jshme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading