news

Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg

Lëviz­ja qytetare që kërkon dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit Edi Rama dhe largimin e qev­erisë vijon edhe këtë të diel, me protestën e rad­hës që pritet të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skën­der­bej”, në Tiranë.

Pas tubim­it të një dite më parë, orga­ni­za­torët kanë bërë sër­ish thirrje për pjesë­mar­rje, duke thek­suar se prote­s­tat do të vazh­do­jnë deri në largimin e kryem­i­nistrit.

Në protestën e 63-të , qyte­tarët për­col­lën mesazhet e tyre jo vetëm përmes thirrjeve, por edhe me pankar­ta dhe slo­gane ironike drej­tu­ar qev­erisë dhe klasës poli­tike.

Me satirë dhe kri­ti­ka të drejt­për­drej­ta, protestue­sit shpre­hën pakë­naqës­inë ndaj mënyrës së qev­eris­jes dhe akuzuan kryem­i­nistrin Edi Rama për korrupsion.Mes slo­ganëve që u dëgjuan gjatë marshim­it ishin: “O milet, Rama ka sik­let”, “Rama f*ck you” dhe “140 deputet, Par­la­ment anal­fa­bet”, ndër­sa pankar­tat me mesazhe ironike tërho­qën vëmend­jen e pjesë­mar­rësve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading