Tronditëse në Greqi: “Do thonim se e gjetëm në rrugë”, si u braktis 19-vjeçarja shqiptare nga 3 të arrestuarit

Një ngjar­je e rëndë ka tron­di­tur opin­ion­in pub­lik në Gre­qi, ku një 19-vjeçare shqiptare, e iden­ti­fikuar si Myr­to, u gjet e pajetë në një park, pasi u brak­tis nga tre per­sona që tash­më janë arrestu­ar.

Sipas medi­ave greke dhe het­imeve të zhvil­lu­ara nga poli­cia (ELAS), janë zbard­hur deta­je të reja mbi momentet e fun­dit të jetës së saj. Nga pam­jet filmike dhe dësh­mitë e të arrestu­arve, rezul­ton se të rin­jtë, në vend që të kërkonin ndih­më mjekë­sore, u për­po­qën të fshe­hin provat dhe të shmangnin përgjegjës­inë.

Sipas eksper­tizës mjeko-ligjore, shkaku i vdek­jes së 19-vjeçares dyshohet të ketë qenë arrest kar­diak, ndër­sa një prej të arrestu­arve ka deklaru­ar se ajo kishte për­dorur kokainë para se të humbiste ndjen­jat.

Ngjar­ja dyshohet se ka nisur në një aparta­ment të mar­rë me qira (Airbnb), ku vik­ti­ma kishte shkuar për të takuar të dashurin e saj 23-vjeçar. Sipas dësh­misë së tij, ajo kishte kërkuar të për­dorte drogë dhe për këtë arsye ai kishte kon­tak­tu­ar per­sona të tjerë për të sig­u­ru­ar kokainë.

Në një moment, gjend­ja e vajzës është përke­që­suar, por në vend që të thër­ris­nin ambu­lancën, të rin­jtë janë frikë­suar nga paso­jat ligjore. Sipas dësh­misë, ata ven­dosën ta nxir­rnin nga aparta­men­ti dhe ta lin­in në një hapësirë pub­like, duke pre­tend­uar më pas se e kishin gje­tur rastë­sisht.

Njëri prej tyre e ka trans­portu­ar vajzën pa ndjen­ja dhe e kanë brak­tisur në një park. Më pas, ata kanë tele­fonuar ambu­lancën, duke u shtirur si kalim­tarë të rastë­sishëm.

Ndërko­hë, një tjetër i përf­shirë është kthy­er në aparta­ment për të pas­tru­ar gjur­mët e për­dorim­it të drogës dhe për të fshe­hur sendet per­son­ale të vik­timës, përf­shirë edhe tele­fonin e saj celu­lar.

Autoritetet greke kanë ngrit­ur akuza të rën­da ndaj tre të arrestu­arve, përf­shirë vras­je me dash­je të kry­er me mosveprim, si dhe posed­im dhe për­dorim të narkotikëve.

Hetimet vijo­jnë për të zbard­hur plotë­sisht rrethanat e kësaj ngjar­je­je tragjike.