
“Besoj fort që Zoti ekziston” – Brikena shpërthen pas Big Brother VIP Albania: Akuza për padrejtësi dhe tradhti nga njerëzit e afërt
Edhe pse aventura në Big Brother VIP Albania ka përfunduar, duket se “loja” e vërtetë sapo ka nisur jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ish-banorja Brikena ka reaguar publikisht ndaj thashethemeve dhe deklaratave që, sipas saj, kanë tentuar të dëmtojnë imazhin e saj si gjatë qëndrimit në program, ashtu edhe pas daljes.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka zgjedhur të flasë hapur për përvojat e vështira që ka kaluar, duke theksuar se është përballur me padrejtësi të shumta dhe me sulme të vazhdueshme. Ajo shprehet se një pjesë e zhgënjimit më të madh ka ardhur nga persona që i konsideronte të afërt, të cilët sipas saj kanë kontribuar në përhapjen e informacioneve të pavërteta.
Brikena rrëfen se janë publikuar shumë materiale dhe deklarata për të cilat nuk ka pasur as forcën t’i shohë, duke vendosur të mbrojë shëndetin e saj mendor dhe të qëndrojë larg negativitetit. Edhe pse është këshilluar të ndjekë rrugë ligjore, ajo ka zgjedhur një tjetër qasje.
“Besoj fort që Zoti ekziston dhe drejtësia do të vijë në kohën e duhur,” shprehet ajo, duke lënë të kuptohet se do t’i lërë gjërat në dorë të kohës dhe besimit të saj.