“Do të të zhduk”/ Ilir Vrenozi zbulon përplasjen e fortë me Mirin pas finales së BBV5

Ilir Vrenozi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme në emi­sion­in “Break­ing”, ku ka treguar për një për­plas­je që sipas tij ka pasur me ish-final­istin e “Big Broth­er VIP Alba­nia 5”, Mirin.

Vrenozi u shpreh se kon­flik­ti mes tyre nisi men­jëherë pas finales së mad­he, pasi Miri kishte mbe­tur i pakë­naqur që ai nuk e kishte për­men­dur si fitues. Sipas tij, ten­sionet vijuan edhe gjatë “Post Big Broth­er”.



“Po largo­hem nga Tirana sepse kam frikë mos më merr peng dhe më zhduk Miri. Kur mbaroi final­ja, më bëri me gisht duke nënkup­tuar ‘do flasim’. Më kërkoi llog­a­ri pse nuk e për­men­da si fitues. Më pas, gjatë post-BBV, sapo hyra më tha fjalë të rën­da dhe më aku­zoi pse përkra­ha Selinën dhe jo atë”, tre­goi Vrenozi.

Ai shtoi se i ka shp­jeguar qën­drim­in e tij, duke i thënë se sjell­ja e Mir­it ndikoi që pub­liku të votonte për Selinën, por sipas tij debati agravoi edhe më shumë.

“Pas kësaj ai mu drej­tua duke më thënë: ‘Do të të zhduk’. Ai është ver­buar nga inati”, deklaroi Vrenozi.

Deklara­ta e tij ka shkak­tu­ar reag­ime të shum­ta në rrjet, ndër­sa pritet të shi­het nëse do të ketë një reag­im nga Miri lid­hur me këto akuza.