
Brikena publikon video romantike me Mateon: “Ne kundër botës”, mesazhi që po bën xhiron e rrjetit
Brikena ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve pas një videoje të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë Mateos në një moment të qetë dhe mjaft emocional.
Në pamjet e ndara online, dyshja duken të relaksuar dhe të buzëqeshur, ndërsa afrimiteti mes tyre nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit. Komentet kanë qenë të shumta, me fansat që kanë nisur menjëherë aludimet për natyrën e marrëdhënies së tyre.
Ajo që ka ngjallur më shumë reagime ishte mesazhi që Brikena vendosi krahas videos: “Ne kundër botës”, një frazë që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një deklaratë të fortë për lidhjen dhe mbështetjen që ata kanë ndaj njëri-tjetrit.
Postimi është shpërndarë me shpejtësi në rrjet dhe ka marrë reagime të shumta, duke e kthyer çiftin në një nga temat më të komentuara të momentit në rrjetet sociale.