Evi Kokalari ironizon protestën e Berishës: Më pak se 100 veta, demokratët dhanë mesazh të fortë

Evi Kokalari ironi­zon protestën e Berishës: Demokratët dhanë mesazh të fortë me bojkotin

Aktivist­ja shqip­taro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar pas protestës së zhvil­lu­ar këtë të premte nga mbështetësit e Sali Berisha, ku sipas saj pjesë­mar­r­ja e ulët ishte një sin­jal i qartë kundër drej­tim­it aktu­al të opoz­itës.

Protes­ta, e par­ala­jmëru­ar si një marshim masiv, u shoqërua me ten­sione në Bule­vard, pasi gard­hi policor i ven­do­sur në zonë agravoi sit­u­atën mes protestuesve dhe for­cave të ren­dit. Nuk munguan për­plas­jet, hed­h­ja e molo­tovëve, gazlot­sjel­lësi dhe për­dori­mi i ujit nga poli­cia.

Ndryshe nga prote­s­tat e mëparshme, këtë herë u vu re një numër më i vogël pjesë­mar­rë­sish, çka sipas rapor­timeve mund të jetë ndikuar edhe nga moti i keq dhe resh­jet e den­dura të shi­ut.

Përmes një reag­i­mi në rrjetet sociale, Kokalari falën­deroi demokratët që, sipas saj, zgjod­hën të mos i bashko­heshin protestës së Berishës.

“Keni dhënë një super mesazh jo vetëm Berishës, por edhe neve që po bëjmë luftën për ta nxjer­rë opoz­itën nga kthetrat e këtyre mon­strave”, shkru­an ajo.

Në reag­imin e saj, Kokalari e cilë­soi pjesë­mar­rjen e ulët si “shpresë për shpë­timin e ven­dit”, ndër­sa u shpreh me tone falën­deruese ndaj demokratëve që “qën­dru­an në shtëpi”.