Zjarr i madh në Radhimë, përfshihet nga flakët një lokal! Rrezikohen hotele dhe banesa pranë zonës

Një zjarr i madh ka përf­shirë mbrëm­jen e sotme një lokal në zonën e Rad­himës, në Vlorë, duke shkak­tu­ar panik tek banorët dhe pushue­sit e zonës.

Flakët janë përha­pur me shpe­jtësi në një sipër­faqe të gjerë, ndër­sa rreziko­hen edhe tre hotele dhe disa bane­sa që ndod­hen shumë pranë vatrës së zjar­rit.

Në vend­ng­jar­je kanë mbër­rit­ur men­jëherë for­cat zjar­rfikëse, të cilat po puno­jnë inten­sivisht për vënien nën kon­troll të flakëve dhe evakuimin e banorëve në zonat më të rrezikuara.

Deri tani nuk rapor­to­het për per­sona të lën­d­uar, ndër­sa shkaqet e zjar­rit mbeten ende të paqar­ta.

Në zonë ndod­hen edhe shër­bimet e poli­cisë, ndër­sa grupi het­i­mor ka nisur punën për zbard­hjen e plotë të rrethanave të ngjar­jes.

Autoritetet pritet të japin në vijim më shumë deta­je lid­hur me dëmet dhe sit­u­atën e kri­juar në Rad­himë.