
Ola shpërthen në pendesë: “Nuk kam dhënë shembull të mirë, kur bën keq të vret”
Konkurrentja Ola ka reflektuar për situatën e krijuar ditët e fundit, duke pranuar se sjellja e saj mund të ketë transmetuar energji negative te publiku dhe fermerët e tjerë.
Ajo u shpreh se do të zhgënjehej nëse publiku do ta mbante në garë vetëm pas asaj që ka ndodhur, duke theksuar se dëshiron që nga spektakli të dalin figura pozitive dhe frymëzuese.
“ Nëse unë u kam dhënë energji negative njerëzve, do të zhgënjehesha nëse do të më mbanin. Dua që nga këtu të dalin figura të pastra dhe të japin shembull. Unë nuk e kam bërë këtë. E kam çuar veten në një pikë ku njerëzit më gjykojnë dhe nuk mund t’u kthej përgjigje. Kur bën keq, të vret”, u shpreh Ola.
Edhe fermerët e tjerë komentuan situatën e tensionuar të së hënës. Sara tha se është ndjerë keq për atë që ndodhi, por vlerësoi karakterin dhe cilësitë e Olës.
“Jam ndjerë shumë keq dhe e kam shprehur. Nuk jam ndjerë mirë për situatën. Ola ka shumë vlera dhe mund t’i shprehë”, deklaroi ajo.
Ndërsa Soni u shpreh se Ola tashmë e ka kuptuar se reagimi i saj ishte i gabuar dhe po përballet me pasojat emocionale të situatës.
“Edhe vetë e ka kuptuar që ishte një reagim i gabuar. E rëndon përballja me situatën dhe me familjen”, tha ai.
Nga ana tjetër, Moza deklaroi se po pret vendimin e publikut për të parë nëse do të ketë një diskutim tjetër me Olën pas zhvillimeve të fundit.