
Gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndërsa nuk kurseu edhe kritikat ndaj organizatorëve të ceremonisë.
Teksa iu drejtua Gonzatos për ta ftuar të ulej, Rama ironizoi mënyrën se si ishte organizuar skena, ku ishin vendosur dy podiume të ndara për folësit.
“Mendova se do të këndonim me Silvion për këtë organizim, por jo.
Ndaj të ftoj të ulesh. Mesa duket është ndonjë lëmsh i organizatorëve, meqë kanë vendosur dy njerëz në podiume”, u shpreh Rama mes batutave.
Momenti shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve në sallë, ndërsa aktiviteti vijoi më pas me mesazhet për integrimin europian dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.