“Më derdhi pijen”, shqiptari dënohet me 20 vite burg në Spanjë për vrasjen e 25-vjeçarit

E derd­hi me pije në klub nate, shqip­tari dëno­het me 20 vite burg në Span­jë për vras­jen e 25-vjeçar­it

Flo­ri­an Rama, një shte­tas shqip­tar, është dënuar me 20 vite burg nga Gjyka­ta Provin­ciale e Pon­teve­drës në Span­jë për vras­jen e 25-vjeçar­it Soufi­an Mahra, ngjar­je e ndod­hur në vitin 2019 në Sal­ce­da de Case­las, në provincën e Pon­teve­drës.

Sipas vendim­it të gjykatës, ngjar­ja ndod­hi në orët e para të 8 qer­shorit 2019, pas një kon­flik­ti të nisur bren­da një klu­bi nate, ku vik­ti­ma dyshohet se i kishte derd­hur aksi­den­tal­isht një pije autorit. Pas debatit, Rama e sul­moi të riun me thikë, duke i shkak­tu­ar plagë fatale në gjoks, shpinë dhe shpat­ull.

Gjyka­ta span­jolle arri­ti në për­fundimin se sul­mi ishte i paprit­ur dhe i kry­er pa i dhënë vik­timës mundësi mbro­jt­je­je. Sipas medi­ave lokale, 25-vjeçari kishte ten­tu­ar mad­je të kërkonte fal­je për inci­dentin për­para se të goditej me thikë.

Gjyq­tarët thek­suan se një nga plagët i kishte shpuar zem­rën vik­timës, ndër­sa sul­mi u cilë­sua si “abso­lutisht i pajus­ti­fikueshëm” dhe pothua­jse men­jëherë fatal. Pas krim­it, autori u largua nga ven­di i ngjar­jes pa i dhënë ndih­më të plago­surit dhe më pas u arratis nga Span­ja, derisa u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar.

Përveç dënim­it me burg, gjyka­ta urd­hëroi Flo­ri­an Ramën të pagua­jë mbi 214 mijë euro dëmsh­për­blim për famil­jen e vik­timës. Konkretisht:

70,175 euro për secilin prej prindërve të vik­timës

24,836 euro për secilin nga motrat dhe vëllezërit e Soufi­an Mahrës

Ndal­im rik­thi­mi në Span­jë për 10 vite pas për­fundim­it të dënim­it ose në rast lir­i­mi me kusht.