Rama “hajmali” për PSG-në: Batuta në Tiranë, “Eja prapë dhe fiton Championsin!”

Rama “haj­mali” për PSG-në, batu­ta në Kon­gresin Botëror të Ligjit: “Nëse doni të fitoni finalen, ejani sër­ish në Tiranë”

Kryem­i­nistri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në “Kon­gresin Botëror të Ligjit”, iu drej­tua me batu­ta min­istrit francez të Drejtë­sisë, Gérald Dar­manin, i cili ndod­hej për herë të parë në Tiranë.

Në një moment me humor, Rama iu refer­ua edhe suk­sesit të Paris Saint-Ger­main në Cham­pi­ons League, pas fitores ndaj Bay­ern Munich, duke e lid­hur me viz­itën e del­e­ga­cionit francez në Shqipëri.

“Ne patëm dje kënaqës­inë të mbësht­es­nim fitoren e Paris Saint-Ger­main, një fitore që e pritëm me shumë adhurim.

Kësh­tu që, nëse doni të fitoni edhe finalen, haj­deni prapë në Tiranë më 30 maj”, u shpreh Rama me batutë.

Deklara­ta e tij u prit me të qeshu­ra në sal­lë, duke i dhënë një ton më të lehtë dhe infor­mal një aktiviteti të rëndë­sishëm ndërkom­bë­tar.