Ndahet nga jeta në Itali aktorja shqiptare Aleksandra Suli, dhimbje për artin shqiptar

Ndër­ron jetë në Itali aktor­ja shqiptare Alek­san­dra Suli

Është ndarë nga jeta në Itali aktor­ja e njo­hur shqiptare Alek­san­dra Suli, lajm që ka sjel­lë trish­tim te famil­jarët, miqtë dhe komu­niteti artis­tik.

Aktor­ja kishte për­fun­d­uar studimet në Insti­tutin e Lartë të Arteve dhe për vite me rad­hë ishte pjesë e trupës së Teatri Alek­sandër Moi­siu në Dur­rës.

Pub­liku e kuj­ton edhe për inter­pre­timin e saj në filmin Zëvendësi i grave, ku lua­jti rolin e bashkëshort­es së Mal­os.

Laj­mi për ndar­jen e saj nga jeta u bë pub­lik nga artist­ja Giseld Dervishi, e cila shpre­hu ngushël­limet për famil­jen dhe kolegët e aktores.

U pre­htë në paqe.