
“Zhaku” zbulon pse nuk përdor emrin e saj të vërtetë: Nuk doja të njihesha nga fama e prindërve
Banorja e “Ferma VIP”, Inida Gjata, e njohur për publikun si Zhaku, ka rrëfyer historinë pas pseudonimit të saj artistik.
Gjatë një bisede me banorët, ajo tregoi se emri i saj i vërtetë është Inida, por vendosi të krijonte identitetin “Zhaku” për të ndërtuar vetë rrugën në art, pa u lidhur me emrin e familjes së saj.
“Unë e kam Inida. Zhaku e kam emrin e artit se s’doja të identifikohesha me ata të shtëpisë kur fillova. Aktore mami, regjisor babi,” u shpreh ajo.
Rrëfimi i saj ngjalli interes te banorët dhe publiku, duke zbuluar një anë më personale të Zhakut.