Prokuroria e Fierit publikon bilancin 2025: 40% më pak kërkesa për “arrest me burg”

Prokuro­r­ia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Fier ka pub­likuar bilancin e punës për vitin 2025, duke evi­den­tu­ar një ulje të ndjeshme të kërke­save për masën e sig­urisë “arrest me burg”, që sipas rapor­tit për­bëjnë vetëm 40% të total­it të masave të kërkuara, nën mesa­taren kom­bëtare.

Të dhë­nat u prezan­tu­an gjatë anal­izës vje­tore të insti­tu­cionit, ku morën pjesë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, drejtues të prokuror­isë dhe për­faqë­sues të insti­tu­cion­eve ven­dore e qen­drore.

Sipas rapor­tit, gjatë vitit 2025 janë shënuar rezul­tate poz­i­tive në het­imin e veprave penale kundër jetës dhe shën­de­tit, si edhe në zba­timin e Ligjit Anti­mafia, ku janë kry­er sekuestrime dhe kon­fiskime me vlera të kon­siderueshme.

Prokuro­r­ia bëri të ditur se gjatë këtij viti janë për­fun­d­uar më shumë çësht­je sesa janë mbar­tur për vitin pasard­hës, ndër­sa pje­sa më e mad­he e dos­jeve të mbyl­lu­ra janë dër­guar për gjykim.

Në anal­izë u thek­sua gjithash­tu respek­ti­mi i lirive dhe të drej­tave themelore të per­son­ave nën het­im, ndër­sa u vlerë­sua bashkëpuni­mi me Policinë e Shtetit dhe struk­tu­rat e tjera het­i­more, që sipas prokuror­isë ka ndikuar në arrit­jen e rezul­tat­eve.

Megjithatë, insti­tu­cioni evi­den­toi edhe disa prob­lemati­ka, si pro­cedimet penale të mbar­tu­ra prej vitesh, hetimet për pastrim­in e par­ave, mungesën e ambi­en­teve të për­sh­tat­shme të punës dhe nevo­jën për më shumë burime njerë­zore.

Ndër pri­or­itetet për peri­ud­hën në vijim, Prokuro­r­ia e Fier­it ren­di­ti forcimin e luftës kundër krim­i­nalitetit, het­imin e kor­rup­sion­it, krimeve ekonomike, trafiqeve të paligjshme, krimeve sek­suale dhe narkotikëve, si dhe rrit­jen e kon­fiskim­it të pasurive me burim krim­i­nal.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading