Braçe alarmon nga Tirana: Nëse bie zjarr, njerëzit piqen të gjallë

Braçe alar­mon për rrugët e bllokuara në Tiranë: “Lag­je kurth, në rast zjar­ri njerëz­it piqen të gjal­lë”

Deputeti i Par­tisë Social­iste, Eri­on Braçe, ka ngrit­ur alarmin për sit­u­atën prob­lematike në disa lag­je të krye­qytetit, ku rrugët e ngush­ta dhe autom­jetet e parkuara në mënyrë të çrreg­ullt po blloko­jnë kalim­in e mjeteve të emergjencës.

Nga zona e njo­hur si “Lib­ri Uni­ver­si­tar” në Tiranë, Braçe pub­likoi pam­je ku denon­con atë që e cilë­son si një “lag­je kurth”, duke par­ala­jmëru­ar rrezik seri­oz në rast zjar­ri.

Sipas tij, zjar­rfikëset e kanë të pamundur të depër­to­jnë në rrug­i­cat e bllokuara, ndër­sa autom­jetet e brak­tisura po e rën­do­jnë edhe më shumë sit­u­atën.

“Jam këtu tek ‘Lib­ri Uni­ver­si­tar’. Këto janë lag­jet kurth të qen­drës së Tiranës. Nëse larg qoftë bie zjarr, zjar­rfikës­ja nuk hyn dot në asnjë anë. Këto mak­i­nat e brak­tisura prapë. Nuk ke rrugë, është aq e ngushtë sa nuk hyn dot asgjëkun­di. Gjë­ja më e rëndë­sishme është të lute­mi që të mos bjerë zjarr. Do piqen të gjal­lë kësh­tu siç janë bllokuar hapësir­at dhe rrugët”, u shpreh Braçe.

Deputeti social­ist kërkoi ndërhyr­je të men­jëher­shme nga insti­tu­cionet përgjegjëse për largimin e autom­jeteve të brak­tisura dhe lir­im­in e akseve që sipas tij rreziko­jnë jetën e banorëve.