Prangosja e shefave të Policisë në Sarandë, reagon ministri Besfort Lamallari: Zero tolerancë për symbylljen përpara ndërtimeve pa leje dhe kompromisin me elementët kriminalë

Min­istri i Brend­shëm, Besfort Lamal­lari prem­ton zero tol­er­ancë për të gjithë ata zyr­tarë të Poli­cisë së Shtetit, të cilët përf­shi­hen në raste abuz­i­mi me detyrën dhe tolero­jnë shkelet të ligjit, deri në raste më ekstreme të bashkëpunim­it me ele­mente krim­i­nalë.

“Në Policinë e Shtetit nuk ka dhe nuk do të ketë vend për askënd që bëhet palë me shkelësit e ligjit, që abu­zon me detyrën apo bashkëpunon me ele­men­të krim­i­nalë”, shkru­an ministri.Besfort Lamal­lari për­shën­det opera­cionin e djeshëm në Sarandë, ku Agjen­cia e Mbikëqyr­jes Policore dhe vetë Poli­cia e Shtetit, bashkëvepru­an për të arrestu­ar drejtues e punon­jës poli­cie të bërë njësh me shkelësit e ligjit.Kjo provë vull­neti për të pas­tru­ar rad­hët e Poli­cisë së Shtetit nga çdo ele­ment që cënon ligjin dhe bes­imin e pub­likut, nuk është e para dhe nuk do të jetë as e fun­dit”, vijon reag­i­mi. “Përgëz­ime dhe kura­jo lid­er­ship­it të ri të Agjen­cisë së Mbikqyr­jes Policore dhe Poli­cisë së Shtetit. Asnjë hap mbra­pa”, thotë min­istri.

Kreu i Punëve të Brend­shme thek­son se në çdo rast abuz­i­mi, duke mar­rë shkas nga rasti i Sarandës, që nga sym­byll­ja për­para ndër­timeve pa leje deri tek kom­pro­misi me ele­men­tët krim­i­nalë, reag­i­mi do të jete me zero tol­er­ancë.

“Efek­tivët që trad­hto­jnë pop­ullin dhe abu­zo­jnë me detyrën, do të iden­ti­fiko­hen, goditen dhe për­ballen me drejtës­inë”, deklaron min­istri Besfort Lamal­lari.