Robert Papa: SPAK i është afruar Surrelit, Rama përpara zgjedhjes fatale që të lëshojë Belinda Ballukun për të…

Gaze­tari Robert Papa ka deklaru­ar në Fokus Tv se Struk­tu­ra e Posaçme Kundër Kor­rup­sion­it (SPAK) po i afro­het kryem­i­nistrit Edi Rama në Sur­rel. Sipas Papës, kreu i qev­erisë ndod­het për­para një zgjed­hje­je të vështirë, ku mund t’i duhet të sakri­fiko­jë bashkëpunë­torë të lartë, si Belin­da Bal­lukun, për të shpë­tu­ar famil­jarët e tij që ai pre­tendon se janë të përf­shirë në përgjime dhe afera.

Ai ngre akuza të rën­da për afer­ën e AKSHI‑t dhe përf­shir­jen e zyr­tarëve në urdhra për ten­derë, luftë ndaj kundër­shtarëve poli­tikë dhe trans­fer­ta mil­iona dol­larësh në para­jsa fiskale. Papa e kra­ha­son sit­u­atën e kor­rup­sion­it dhe trafiqeve në Shqipëri me atë të kartelave të Mek­sikës, duke thek­suar se Depar­ta­men­ti i Drejtë­sisë në SHBA ka ndryshuar qas­je dhe tash­më po ndjek një lin­jë të mos-tolerim­it ndaj Ramës. Sipas tij, dos­jet në Amerikë janë volu­mi­noze dhe mbështet­ja ndërkom­bëtare që ka pasur qev­e­ria deri më sot po zbe­het, ndër­sa SPAK po tre­gon ven­dos­mëri për të mos u tërhe­qur nga hetimet që prekin kupolën e pushtetit.Ja par­ala­jmërimet e for­ta nga Robert Papa: “AKSHI është gropa e “ujërave të zeza” të Ramës. Është e turp­shme të japësh mbi një orë nga licen­cat dhe valët e emitim­it që licen­co­hen nga shteti. Ka vila pafund e pal­late që vle­jnë mil­iona e mil­iar­da dol­larë të vje­tra, ndërko­hë që “bufoni i Sur­re­lit”, “pal­loshi i Lubisë”, nuk është më kryem­i­nistër; kryem­i­nistre është “Lubia”. Mad­je, edhe Lin­da e AKSHI‑t është në rang të lartë kon­trol­li lid­hur me krim­in. Natyr­isht, vëmend­ja ndaj Shqipërisë ka rënë për shkak të luftës në Iran dhe viz­itës së mad­he të Pres­i­den­tit Trump në Kinë. Mek­si­ka ka qenë një vend i kor­rup­tuar që nga shekul­li XX. Kartelët e drogës sun­do­jnë 1/3 e kom­bit përmes frikës. Në 12 vitet e Ramës, kartelët, trafiqet, kor­rup­sioni kon­trol­lo­jnë Shqipërinë. Në Mek­sikë ata vrasin kundër­shtarët dhe famil­jet e tyre sipas dëshirës.Grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal i Aga­sit ishte e njëj­ta gjë. Mar­rin njerëz peng. Qev­e­ria në Mex­i­co City është shumë e dobët, e njëjtë me Ramën, që të për­bal­lo­hen me krim­in. Pran­daj Ameri­ka do të për­bal­let me një zgjed­hje: do të lejo­jë qin­dra mijëra amerikanë të vdesin nga dro­ga, ose të shkatër­ro­jë struk­turën e kartelit. Kaq është. Duke shkatër­ru­ar struk­turën e Sinaloas ke shkatër­ru­ar Ramën.

Nuk ka mundësi tjetër. Fen­tanili, dro­ga është helm. Është i lirë për t’u prod­huar, i lehtë për t’u futur kon­tra­bandë. Mil­iar­da dol­larë rrjed­hin nga njerëz­it e dobët që e ble­jnë: 100 mil­iardë dol­larë. Prob­le­mi moral është këtu. Ameri­ka është e ven­do­sur ta elim­i­no­jë atë dhe ata që për­fi­to­jnë prej saj. Rama është nga për­fitue­sit më të mëd­henj të trafiqeve përmes Sinaloas dhe Mel­oni mos pra­no­jë dhu­ra­ta e të puthet me të, sepse me qin­dra dhe mijëra fëmi­jë të Bashkim­it Europi­an vdesin nga dro­ga që vjen nga Shqipëria, pasi i ka mar­rë nga Sinaloa me kupolën mbro­jtëse të Ramës. Bashki­mi Europi­an duhet ta kup­to­jë këtë.Rama është një kancer mal­inj në Bal­lkan dhe fjalori i tij që do të gje­jmë aleatë të tjerë, kër­cënon si një plesht për­para këtij ven­di të madh. Ka vdekur mbretëria e Sorosit, të mba­jë me oksig­jen çiftin mediokër, kusarë të mëd­henj Lubia apo dyshi i qev­erisë reale, bashkëshorti atje i kapur në përgjime nga europi­anët. Urdhra për ten­derë, urdhra për të luftu­ar kundër­shtarët dhe kalime mil­iona e dol­larë në para­jsa fiskale. Dos­jet në Amerikë tejet masive. SPAK i është afru­ar Sur­re­lit. Nuk të shpë­ton Bruk­seli kur SPAK afro­het te Sur­re­li. Nda­je mend­jen.

Është e thjeshtë: të heqë Lubinë të shpë­tosh pjesë­tarët e famil­jes të kapur keq. Ky SPAK duket që nuk tërhiqet. Ka ndryshuar gjithç­ka. Natyr­isht kuj­tu­am se Yuri Kim bëri qokën e fun­dit, Dumanin për t’i bërë një pit-stop në depar­ta­ment, por në Depar­ta­mentin e Drejtë­sisë i është ofru­ar qas­je e mosto­lerim­it ndaj Ramës. Kjo duket qar­tazi kur të gjithë zyr­tarët amerikanë që vijnë e injoro­jnë, nuk e për­fill­in, dhe fun­di dihet. E keq­ja ka një emër: Rama.” SQARIM: Çdo per­son prezu­mo­het i pafa­jshëm deri sa nuk vërte­to­het fajësia e tij me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë.