Një burrë vritet nga një peshkaqen 4 metra në Australinë Perëndimore

Një bur­rë 38-vjeçar është vrarë nga një peshkaqen rreth 4 metra në Aus­tral­inë Perëndi­more.

Ky është inci­den­ti i parë fatal në Aus­tral­inë Perëndi­more që nga mar­si i vitit të kalu­ar, kur një surfer u sul­mua në një plazh të largët.Departamenti i Indus­trive Pri­mare dhe Zhvil­lim­it Rajon­al në Perth i tha agjen­cisë AFP se ka mar­rë një raport që bur­ri është kaf­shuar nga një peshkaqen i madh i bard­hë.

Autoritetet u bënë thirrje qyte­tarëve të tre­go­jnë “kujdes të shtu­ar” në ujërat e zonës.Që nga fil­li­mi i regjistrimeve në vitin 1791, në Aus­trali janë rapor­tu­ar gati 1 mijë e 300 sulme nga peshkaqenët, prej të cilave më shumë se 260 kanë për­fun­d­uar me vdek­je.

Në janar të këtij viti, katër sulme nga peshkaqenët u rapor­tu­an përg­jatë bregde­tit të Uell­sit të Ri Jugor bren­da dy ditësh.Një nga vik­ti­mat ishte 12-vjeçari Nico Antic, i cili u hodh nga një shkëmb në portin e Sid­neit dhe u sul­mua nga një peshkaqen i dyshuar “bull shark”.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading