Çfarë hipokrizie!”, Elon Musk sulmon filmin “The Odyssey” për zgjedhjen e Lupita Nyong’o

Çfarë hipokrizie!”, Elon Musk sul­mon filmin “The Odyssey” për zgjed­hjen e Lupi­ta Nyong’o
Musk komen­toi se Christo­pher Nolan “ka hum­bur integritetin e tij”, pasi nisën thashethemet se Nyong’o do të ishte pjesë e filmit­The Odyssey” pritet të dalë në kine­ma këtë kor­rik, me fitue­sen e Oscar­it Lupi­ta Nyong’o në rolin e Helenës së Tro­jës.

Fil­mi përf­shin një kast të mbushur me emra të njo­hur si Matt Damon, Anne Hath­away, Tom Hol­land, Robert Pat­tin­son dhe Zen­daya.

Komen­ta­tori kon­ser­va­tor poli­tik Matt Walsh kundër­sh­toi përzg­jed­hjen e Nyong’o në disa pos­time në plat­for­mën X.Na thuhet se nuk duhet të kundër­sh­to­jmë fak­tin që Hele­na e Tro­jës po inter­pre­to­het nga një grua me ngjyrë.

Por nëse një stu­dio e mad­he e Hol­ly­wood-it do të real­i­zonte një film të ven­do­sur në Afrikë dhe do të zgjid­hte një grua të bard­hë si ‘gru­a­ja më e bukur në Afrikë’, po të njëjtët njerëz do të dil­nin në protes­ta në rrugë.

Nëse, për shem­bull, Syd­ney Sweeney do të mer­rte këtë rol, reagimet do të ishin të dhun­shme. Të gjithë e dimë se kësh­tu do të ndodhte.”Musk, i cili kishte mbështe­tur edhe më herët pos­timet e Walsh-it, reagoi sër­ish duke e mbështe­tur. “Abso­lutisht e vërtetë. Çfarë hipokrizie në Hollywood.”Musk ka komen­tu­ar zgjed­hjet e kastit të “The Odyssey” që prej mua­jit janar.

Ai e qua­jti përf­shir­jen e mund­shme të Elliot Page në rolin e Akilit si “një nga gjërat më të mar­ra dhe më të shtrem­bëru­ara që kam dëgjuar.”Gjithashtu, Musk shkroi në fund të janarit se regjisori Christo­pher Nolan ka hum­bur integritetin e tij, pasi nisën thashethemet se Nyong’o do të ishte pjesë e filmit.

Një për­faqë­sues i Uni­ver­sal Pic­tures, stu­dio­ja që do të pub­liko­jë filmin, refu­zoi të komen­to­jë për deklaratat e Musk ndaj filmit për “The Hol­ly­wood Reporter”. Edhe Nyong’o nuk reagoi ndaj kërke­save për koment.

Ndërko­hë, shumë figu­ra pub­like kanë reaguar ndaj deklaratave të Musk. Mod­er­a­torët e emi­sion­it “The View” në tele­vizion­in amerikan ABC kri­tikuan sul­met ndaj përzg­jed­hjes së Nyong’o.Nëse je studi­ues i his­torisë, e di që prej dekadash his­to­ri­anët deba­to­jnë mbi ndikimin e Egjip­tit të Lashtë dhe Afrikës së Veri­ut në mitologjinë dhe civ­i­liz­imin grek.

Njerëz­it që thonë se Hele­na e Tro­jës nuk mund të inter­pre­to­het nga një grua me ngjyrë, nuk e njo­hin his­tor­inë”, tha Sun­ny Hostin, gjatë episodit të së enjtes.

Ndër­sa të premten, Alec Bald­win pub­likoi në Insta­gram një foto të Lupi­ta Nyong’o me një mesazh drej­tu­ar Musk.

“I dashur Elon… por ajo është gru­a­ja më e bukur në botë… ”, shkroi ai.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading