Pse u ndave me babin?” Sara Hoxha tregon pyetjen më të vështirë që ka marrë nga Poem..

Gjatë bisedës, ajo u pyet se cila ishte pyet­ja më e vështirë që e vogla i kishte bërë deri më tani, duke ndarë një moment mjaft delikat dhe emo­cional për të si nënë.

Sara tre­goi se pyet­ja më e vështirë e vajzës kishte lid­hje pikër­isht me ndar­jen e saj nga reperi i njo­hur, Ledri Vula. “Një pyet­je shumë e vështirë që Poi më bëri para pak kohësh është se pse jam ndarë unë dhe Ledri,” ka rrë­fy­er ajo gjatë intervistës.Më tej, ajo shp­je­goi se zgjod­hi t’i përgjig­jej me sin­qeritet dhe me një gjuhë të thjeshtë që një fëmi­jë mund ta kup­to­jë.


Ajo i kishte thënë vajzës se mar­rëd­hë­nia nuk po funk­siononte dhe se prindërit nuk po mer­reshin vesh më me njëri-tjetrin.

Megjithatë, fëmi­ja kishte këm­bën­gu­lur me një tjetër pyet­je plot shpresë: “Po ju mund ta rreg­ul­loni?”.

Përgjigj­ja e Sarës ishte e pre­rë, por e mbushur me kujdesin e nevo­jshëm për ta bërë vajzën të ndi­hej e sigurt.Ajo i shp­je­goi se kishin ten­tu­ar ta rreg­ul­lonin raportin, por nuk kishte funk­sionuar, duke thek­suar se ky ishte vendi­mi më i mirë për të gjithë, përf­shirë vetë vajzën, atë dhe Ledrin.

Në për­fundim të kësaj teme, Sara vuri theksin te rëndësia e komu­nikim­it të hapur me fëmi­jët në raste të tilla.Ajo u shpreh se më e rëndë­sish­m­ja ishte që vajza e kup­toi sit­u­atën. Sipas saj, sa më qartë t’i shp­je­go­het një fëmi­je për ta per­cep­tu­ar dhe pran­uar realitetin, aq më e shën­det­shme është për të, duke shman­gur lënien e pikëpyet­jeve në mend­je që mund ta rën­do­jnë psikologjik­isht apo ta lënë pa gjumë.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading