Ambasada Amerikane i kujtoi dje, historia e trishtë e Loni Adamit dhe Kol Kuqalit, komunizmi i torturoi, i biri 5 vjeçar e pa ish-sekretarin shqiptar të selisë së SHBA të mbuluar nga krimbat

Dje, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nan­cy Van­Horn mirëpri­ti në ambasadë famil­jen e Loni Adamit, i cili bashkë me kole­gun e tij Kol Kuqali, u për­bal­lën me bur­gos­je dhe tor­tu­ra dhe për­fundimisht vdiqën në burg, sepse refuzuan të dësh­monin në mënyrë të rreme kundër Shteteve të Bashkuara gjatë regjim­it komu­nist.

Një memo­r­i­al kush­tu­ar Loni Adamit dhe Kol Kuqalit qën­dron pranë fla­mu­rit të Shteteve të Bashkuara në ambasadë si një kujtesë e përher­shme e angazhim­it të tyre ndaj mar­rëd­hënieve SHBA-Shqipëri dhe ndaj lirisë.

Newsbomb.al ris­jell një rrë­fim të plotë të djalit të Lonit, Vik­tor Ada­mi, dhënë vite më parë.”¢ Trak. Trak. Trak… Më 9 qer­shor 1947, në bur­gun e Tiranës, mes zhur­mimeve nga më të ndrysh­met, ishin shkru­ar në mem­o­rie të kohës edhe trokit­jet e ndro­j­tu­ra të këpucëve të një djali pesëv­jeçar, që i frikë­suar për vdek­je, mbështetej e ngjishej pas trupit të së ëmës.

Dikur, në brendësi, njëra pas tjetrës ishin hapur dy dyer të rën­da dhe më pas, kur sytë u ishin mësuar me errësirën, ata kishin dal­lu­ar në qoshe siluetën e palëvizshme të një njeriu që nuk jepte shen­ja jete. E ëma ishte afru­ar duke i folur tjetrit në emër.

Vetëm atëherë djali pesë vjeç kishte kup­tuar se figu­ra e njeri­ut të shtrirë në rrëzë të murit duhet të ishte i ati. Por tjetrit i ishte dashur shumë kohë të reagonte, të arrinte të nxir­rte fjalë nga goja.

Sak­të­sisht kishte shtry­d­hur me përd­hunë nga fyti ca tin­guj të ngjirur, si të një njeriu me gjuhë të pre­rë, që në tërës­inë e tyre kishin arrit­ur të for­mu­lonin vetëm një frazë me kup­tim, një amanet: “Kujdesu për fëmi­jët!”.

Pas­taj djali 5 vjeç kishte parë me tmerr se si dora e së ëmës ishte mbushur me krim­ba në momentin kur kishte prekur shpat­ul­lën e të shoqit. Kësh­tu fëmi­ja e kishte hum­bur vetëdi­jen. Kishte nisur të ngashëre­hej aq fort sa pak kohë më pas, me të mbër­rit­ur në shtëpi, e ëma kishte kon­stat­u­ar me tmerr një rrit­je të shpe­jtë të tem­per­aturës.

Njeriu që rrëfen këtë pjesës të his­torisë së jetës së tij, më të frik­sh­men e të frik­sh­meve, quhet Vik­tor Ada­mi është dhe djali i Loni Adamit, ish-sekre­tar­it të ambasadës amerikane në Tiranë në vitet 1929–1939, që dy ditë më parë u nderua me anë të një memo­ri­ali nga Ambasadori Xhon Uithers.

Për fat të mirë Vik­tori nuk vdiq nga tem­per­atu­ra që e kishte mba­j­tur të lid­hur për pesë ditë në shtrat, nuk vdiq edhe 24 orë më pas, kur nga dri­tar­ja vëzh­goi një ushtarak me motor që ndaloi para portës së shtëpisë së tyre, duke i dhënë me zë të lartë, së ëmës, Andro­maqit, lajmin e vdek­jes së të shoqit.

Ai jetoi për të parë rrëz­imin me rrapël­limë të dik­taturës dhe dik­ta­torëve shqip­tarë, jetoi për të parë respek­timin e nënës dhe nder­im­in e të atit.

Sekre­tari i Ambasadës USA dhe fashiz­mi

“Im atë, Loni Ada­mi, me origjinë nga Pro­gri i Korçës, ishte një nga stu­den­tët më të mirë të Shkol­lës Teknike Amerikane, që sot nji­het si shkol­la “˜Har­ri Fulc’. Në vitin 1929, men­jëherë pasi kishte mbaru­ar shkol­lën, ai i’u reko­man­d­ua nga Har­ri Ful­ci ambasadorit amerikan, Çarls Hart, si nxënësi më i mirë dhe njo­hës i disa gjuhëve të tjera të hua­ja, veç anglisht­es”, nis rrë­fimin për të atin Vik­tor Ada­mi.

Pas këtij reko­mandi­mi Loni Ada­mi kishte shër­by­er në këtë ambasadë për 10 vjet me rad­hë, deri në mbyll­je, në rolin e sekre­tar­it. Pra, kishte momente, kur në mungesë të ambasadorit dhe kon­sul­lit, ai mbetej autoriteti më i lartë. Ndërko­hë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishte punuar për një kohë si emi­grant, ishte kthy­er edhe Kol Kuqali, kunati i Loni Adamit, apo bur­ri i së motrës.

Vik­tori nuk di të sqaro­jë rrethanat, por edhe Kol Kuqali, i cili u nderua në të njëjtën mënyrë nga Ambasadori Amerikan Xhon Uithers, kishte gje­tur punë në të njëjtën ambasadë si përk­thyes në vitin 1929.Me push­timin e Shqipërisë, ambasa­da amerikane kishte mbyl­lur dyert dhe Loni Ada­mi e Kol Kuqali ishin detyru­ar të gjenin punë të tjera. I pari, Loni Ada­mi, kishte hapur një shtyp­shkro­n­jë të vogël, ndër­sa Kol Kuqali bashkë Jovan Adamin, vël­lanë e Lonit, kishin mar­rë me kon­ce­sion minierën e qymyr­gu­rit në Krrabë të Tiranës.

“Babai u lidh shpe­jt me lëviz­jen antifashiste dhe rrjed­himisht me komu­nistët. Nji­het se në shtyp­shkro­n­jën e tij u shtyp num­ri i parë i “˜Zërit të Pop­ul­lit’, por edhe një numër pam­barim mate­ri­alesh të tjera pro­pa­gan­dis­tike. Babai na ka rrë­fy­er një detaj kur në shtyp­shkro­n­jë kishin hyrë dy ushtarë gjer­manë.

“Me të parë dy ushtarët, punë­tori, Kris­to Tra­jani, që ishte vetëm 16 vjeç, kishte ndalur punën e ishte zbard­hur në fytyrë, pasi ishte duke shty­pur trak­te komu­niste. Por në këtë kohë aty ishte shfaqur babai, që kishte nisur të komu­nikonte në gjer­man­isht.

Ushtarët të habitur nga gjuha e mëmës së tyre, kishin pyetur me mirës­jell­je se çfarë ishin duke shty­pur dhe babai kre­jt i qetë u kishte thënë se bëhej fjalë për një shpall­je të Min­istrisë së Punëve Botore. Më tej ai u kishte shp­jeguar gjer­manëve se shtyp­shkro­n­ja ishte fare e vogël dhe se si e tillë nuk mund të bënte më shumë se bllo­qe e fletë, pra nuk mund të bënte gaze­ta.

Këtë mënyrë të arsyet­u­ari e kishte bërë sepse gjer­manët ndërko­hë po kërkonin të gjenin vend­shtyp­jen e gazetës “˜Zëri i Pop­ul­lit’ që e men­donin të real­izuar në një shtyp­shkro­n­jë më mod­erne.

Ah, këtë e ka rrë­fy­er edhe artist­ja Vio­le­ta Manushi, që punonte në shtyp­shkro­n­jën e babait”, rrëfen Vik­tori his­tor­inë e të atit me komu­nistët. Një his­tori që do të trashej edhe më shumë kur në Shqipëri do të zbarkonin misionet anglo-amerikane.Arrestimi nga komu­nistët

Sipas Vik­torit, i ati ishte angazhuar shpe­jt me anglo-amerikanët. Kjo për shkak se vetë Har­ri Ful­ci në këtë kohë ishte i ven­do­sur në Kajro të Egjip­tit, ku anglo-amerikanët kishin shtabin e luftës që ishte përgjegjës edhe për misionet në Shqipëri. “Pra ishte Har­ri Ful­ci ai që u reko­man­donte mision­arëve pikër­isht tim atë si njeri të besës dhe si njeri me mundësi kon­tak­ti. Kësh­tu që të gjithë anë­tarët e mision­eve ushtarake anglo-amerikane me të mbër­rit­ur në Shqipëri ori­en­to­heshin nga im atë”, rrëfen Vik­tori. Në janar 1945 në Shqipëri kishte mbër­rit­ur në krye të një misioni vetë Har­ri Ful­ci. Ai e kishte thirrur Loni Adamin në ndërte­sat e ish-ambasadës Amerikane.

Misioni kishte për detyrë të testonte sit­u­atën në Shqipëri dhe të ven­doste kon­tak­te krye­sisht me intelektualët.Në këtë kohë Kol Kuqali, kunati i babait, ishte zgjed­hur deputet nga pop­ul­li. Shtëpia e tij por edhe zona e Krrabës, ku kishte minierën, kishin qenë qen­dra të rezis­tencës antifashiste. Në lib­rin e tij “˜Kur hid­heshin themelet e Shqipërisë së re” Enver Hox­ha shkru­an: U tako­va në shtëpinë e Kol Kuqalit me Kol Tro­marën…” Më tej sipas shp­jegimeve të Vik­tor Adamit, del­e­ga­cioni që shkoi në Muk­je kishte qën­dru­ar për tri ditë me rad­hë në shtëpinë e babait të tij.

Bëhej fjalë për per­son­alitete të kalib­rit të Ymer Dish­nicës, Abaz Kupit, Gogo Nushit, Nako Spirut, Omer Nis­han­it e të tjerë. Pra në shtëpitë e Loni Adamit dhe në atë të kunatit të tij Kol Kuqali ishin bërë shumë bise­da, për më tepër në këto bise­da kishin mar­rë pjesë me shu­micë edhe anglo-amerikanët. Pikër­isht këto, por edhe ten­dencën e të dyve në përkrah­jen e një sis­te­mi poli­tik demokratik, me pjesë­mar­rjen e të gjitha for­cave poli­tike, Enver Hox­ha nuk i pëlqeu.

Kësh­tu, dikur babait i shtetë­zo­jnë shtyp­shkro­n­jën dhe fshe­htazi bëhet gati arres­ti­mi. Kol Kuqali ndërko­hë e sin­jal­i­zon që të largo­het në fshat, në Korçë, duke i thënë se sit­u­a­ta është e tur­bullt”, rrëfen i biri i Loni Adamit. Por komu­nistët e arri­jnë Loni Adamin edhe në Korçë. E arresto­jnë në 10 tetor 1946, mad­je e aku­zo­jnë për ten­ta­tivë arratis­je­je.

Tor­tu­rat

“Unë isha fare i vogël, vetëm 5 vjeç, kur nëna na mori bashkë më vël­lamë, pak më të madh, për të shkuar në burg, te babai. Ai na mungonte prej më shumë se 8 mua­jsh. Më vonë kam mësuar se si kishte arrit­ur nëna të futej në burg. Babanë e kishin respek­tu­ar një numër i madh komu­nistësh, në dyert e të cilëve nëna kishte troki­tur. Por pa mundur të ndryshonte asgjë në fatin e tij. Një fat i ven­do­sur diku lart, nga një njeri, vendimet e të cilit mund t’i kthente mbrap­sht vetëm ndon­jë for­cë shumë mad­hore”, flet Vik­tori duke e shoqëru­ar këtë me tund­je mohuese të kokës.Loni Adamin e kishin tor­tu­ru­ar fil­lim­isht për tre muaj në Korçë. Sipas të bir­it, Vik­torit, të atin e aku­zonin si agjent të amerikanëve i rekru­tu­ar në shkol­lën teknike dhe i kërkonin që të fir­moste që misioni amerikan, i cili erd­hi në Shqipëri në vitet 1945–1946, erd­hi me qël­lim për të përm­by­sur pushtetin pop­ul­lor.

“Por babai, si ide­al­ist që ishte, nuk mund të dilte jashtë bind­jeve të veta. Nuk fir­moste edhe pse tor­tu­rat ishin bërë më të rën­da pasi e kishin sjel­lë në Tiranë. Më kanë thënë se e kanë rrahur sa i ka rënë mishi copë, se i kanë thy­er shpat­ul­lën dhe njërën këm­bë, se e kanë varur në tavan dhe i kanë futur trupin në ujë të fto­htë deri në fyt, se e kanë shpuar me shufra hekuri të skuqur. Neve na kanë lejuar ta tako­jmë vetëm një ditë para se të jepte shpirt në qeli. Na mori mama­ja me vete, mua dhe vël­lanë, që ishte një vit më i madh në moshë. Kuj­toj se u hapën dy palë dyer. Dhoma ku ishte babai ishte e errët, pa dritare. Mama­ja iu afrua dhe u mund­ua ta lëvizte. Aty vuri re se atij i kishin thy­er shpat­ul­lën dhe njërën këm­bë dhe se këto i ishin mbushur me krim­ba. Unë dola duke qarë me të mad­he me të bër­ti­tu­ra…”, rrëfen Vik­tori mbase ngjar­jen më të tmerrshme të jetës së tij.Për habi, po atë ditë që Loni Ada­mi kishte dhënë shpirt, në një tjetër qeli ishte vetë­varur edhe Kol Kuqali që kishte vetëm 10 ditë i arrestu­ar. Ai ishte babai i dy djemve dësh­morë të Luftës Antifashiste, njëri i vdekur në kampin e shfarosës të Math­ausen­it në Gjer­mani, tjetri në kampin e Prisht­inës. Pas çlirim­it Kol Kuqali kishte përm­bushur edhe funk­sion­in e zv/drejtori të Bankës Shqiptare, por ishte për­pla­sur me Enver Hox­hën pasi kishte qenë kundër barazim­it të lekun me dinar­in jugosllav, një veprim që në vitin 1946 i kon­ver­toi shqip­tarët nga të pasur në të var­fër për vetëm disa muaj kohë. Gjith­sesi pas arres­tim­it, Kol Kuqali, kunati i Loni Adamit, deputeti i zgjed­hur nga pop­ul­li, nuk u kishte dhënë më shumë kohë kënaqësie komu­nistëve ta tor­tur­onin. Nëpër doku­mentet që komu­nistët kanë lënë pas thuhet se Kol Kuqali, Loni Ada­mi, gaze­tari Sabri Dajlani dhe Dri­ta Kos­turi, e fejuara e Qemal Stafës, aku­zo­heshin si agjen­të të impe­ri­al­izmit amerikan. Tru­pat e Kol Kuqalit dhe Loni Adamit, sipas disa rrë­fimeve të dësh­mi­tarëve oku­larë, janë futur në varr masiv në vendin e qua­j­tur Bregu i Lumit në Tiranë dhe famil­jarët edhe sot e kësaj dite nuk kanë mundur t’i gje­jnë. Mad­je kanë hum­bur edhe shpre­sat pas kërkimeve të shumta.Rivlerësimi

Komu­niz­mi e godet ash­për famil­jen e Loni Adamit pas vdek­jes së tij në burg. Intern­im në kënetën e Dur­rësit dhe mosle­jim i zon­jës së shtëpisë të ushtronte pro­fe­sion­in e mësimd­hënies. Gjith­sesi falë ndërhyr­jeve të ndryshme, Andro­maqi Ada­mi arrin të gje­jë veten në pro­fe­sion­in e dashur të saj pas vitit 1956, që kishte ngjar­je kul­muese Kon­fer­encën e Tiranës.

Pje­sa tjetër e viteve, deri më 1991, mund të përm­blid­het me një frazë për famil­jen Ada­mi: Luftë për mbi­jetesë. Në të njëjtin vit, pa i treguar asgjë së ëmës, Vik­tor Ada­mi, me të mësuar se në Hotel “Dajti” në Tiranë kishte mbër­rit­ur ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Rajer­son, niset fshe­hu­razi ta tako­jë. Dhe ia arrin. Ia arrin ta ulë në kafe dhe t’i rrëfe­jë me një anglishte të qëru­ar, si bir i den­jë i Loni Adamit, his­tor­inë e famil­jes së tij. Që pas këtij taki­mi, që e lë të shokuar, ambasadori amerikan, një antiko­mu­nist i njo­hur, viziton dhe ndi­het si në shtëpinë e vet në banesën mod­este të Adamëve në Tiranë. Përmes bise­dave të shum­ta, Andro­maqi, gru­a­ja e Loni Adamit dhe nëna e Vik­torit, i rrëfen një sekret ambasadorit Rajer­son. I rrëfen sesi në vitin 1939, në kohën kur tru­pat ital­iane po hynin në Tiranë, kishte mar­rë dhe kishte fshe­hur në bodru­min e ambasadës stemën e saj.Shkojnë në dy në ambasadë, kërko­jnë në një depo dhe e gje­jnë po atje ku nëna thoshte se e kishte fshe­hur. Ambasadori amerikan nuk i mba­jti dot lotët”, rrëfen Vik­tori. Por ka edhe një tjetër pjesë. Një tjetër his­tori të ndod­hur në kor­rik 1991, në përv­je­torin e fes­tës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ambasadori Rajer­son dha një prit­je në Hotel “Dajti”. Na ftoi edhe ne, mua me nënën, sig­ur­isht. Në mes të sal­lës ishin katër koll­tuqe të ven­do­sur për­bal­lë njëri-tjetrit. Erd­hi Pres­i­den­ti Ramiz Alia me min­istrin e Jashtëm, Muhamet Kapllani dhe u ulën. Një vend mbeti bosh. Në këtë kohë ambasadori Rajer­son u ngrit dhe ftoi nënën time: Zon­ja Andro­maqi ejani këtu. Dhe i drej­to­het Ramiz­it: Kjo zon­jë është për­faqë­suese e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Ramizi habitet dhe pyet se cila është. Nëna ia kthen: Nuk më njeh ti mua se kush jam? Ishe kala­ma kur vije në shtëpinë time dhe tako­je Omer Nis­hanin, Nako Spirun, Ymer Dish­nicën…”, rrëfen Vik­tori momentin kur nëna e tij është ndi­er më krenare se kur­rë që ishte gru­a­ja e Loni Adamit, ish-sekre­tar­it të Ambasadës Amerikane në Shqipëri në vitet 1929–1939.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading