“Kollaj t’u sillesh rrotull protestave të sotme me fjalë boshe”, Balla për Spiropalin: Nuk ka ardhur në mbledhje…

Kreu i Grupit të PS, Taulant Bal­la u pyet sot nga gaze­tarët jashtë ambi­en­teve të Kuven­dit, pë deklaratën e pak ditëve më parë të Elisa Spiropalit në lid­hje me prote­s­tat qytetare, kur tha se duhet një mar­rëvesh­je e re për Shqipërinë.

Bal­la tha se pos­timet e saj në rrjetet sociale nuk i ka ndjekur, dhe se pret që shqetësimet e saj t’i parashtro­jë në mbled­hjet e grupit social­ist.

“Unë nuk ndjek pos­timet e të gjithë deputetëve apo anë­tarëve të Par­tisë Social­iste, por se jam kryetar grupi, kush­do që ka një shqetësim, sapo e kam zhvil­lu­ar sot në mëng­jes si mbled­hje grupi.

Sot nuk ishte fare. Kësh­tu që kur të vijë të ma thotë aty, do ta dëgjoj me vëmend­je dhe men­jëherë pasi ta dëgjoj do të vij dhe këtu para jush t’ju sqaroj dhe ju, se kjo është detyra ime”, tha Bal­la.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading