Kishte kallashnikov dhe çifte, më drejtoi armën dhe…”/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

Dësh­mia e Alek­sandër Kolës, një nga provat kyçe të hetim­it ndaj Violand Braçel­lar­it. Sipas deklarimeve të tij para het­uesve, Kola ka treguar se kishte nisur punë në Bode tek stani i Braçel­lar­it në mesin e mua­jit maj të vitit 2026, pasi i ishte ofru­ar një pagë mujore prej rreth 1200 eurosh për të bërë punën e çoban­it.

Ai ka deklaru­ar se gjatë gjithë kohës që ka qën­dru­ar në stan për disa javë, Braçel­lari mbante vazhdimisht me vete armë zjar­ri konkretisht një armë automatike kallash­nikov dhe një armë gjahu çifte.

Në dësh­minë e tij Kola ka pohuar se kishte vënë re sjell­jen e Braçel­lar­it i cili kujde­sej ndaj çdo lëviz­je të per­son­ave të tjerë pranë stan­it dhe se ky i fun­dit largo­hej shpesh drejt malit sapo mer­rte tele­fona­ta që e par­ala­jmëronin për lëviz­je të dyshim­ta në zonë.

Sipas tij disa ditë para ngjar­jes Braçel­lari ishte larguar me armë pasi ishte njof­tu­ar se në drej­tim të stan­it po ngjiteshin autom­jete të pan­jo­hu­ra.

Një tjetër moment që Kola për­mend është pikër­isht kon­flik­ti i tij që ka ndod­hur në 3 qer­shor 2026. Kola ka deklaru­ar se kishte kërkuar të largo­hej për disa ditë për shkak të gjend­jes shën­de­të­sore të nënës së tij, por kërke­sa ishte kundër­sh­tu­ar nga Braçel­lari.

Sipas tij debati u për­shkallëzua në fyer­je kër­cën­ime dhe dhunë fizike ndër­sa ai pre­tendon se Braçel­lari i drej­toi disa herë armën duke e kër­cënuar me vdek­je.

Alek­sandër Kola (çobani) ka deklaru­ar se është larguar me frikë nga stani, duke mar­rë me vete sendet per­son­ale pasi kishte parë shumë gjëra të dyshim­ta që i kër­cënon­in jetën. Më pas ai ka bërë kallëz­im në poli­ci, kallëz­im që u bë një nga ele­men­tët që çuan në orga­niz­imin e opera­cionit për kap­jen e Violand Braçel­lar­it.

Në datë 03.06.2026 është paraqi­tur në Komis­ari­atin e Poli­cisë Maliq, për të bërë kallëz­im penal, shte­tasi Alek­sandër Kola. Në kallëz­imin e tij, ky shte­tas ka deklaru­ar se ka qenë në Dur­rës dhe ka mar­rë takim me një shte­tas, i cili ka qenë kushëri me Violandin dhe i ka thënë pse rri këtu me pak lek, por të shkonte në një vend pune që do ti jepte ai ku dhe mund të mer­rte lekë më shumë dhe ishte në Maliq dhe kanë shkëm­by­er num­rat e tele­fonit dhe kanë komu­nikuar dhe ka folur me num­rin 068…..

Ai vetë ka folur me këtë numër dhe nuk e di se kush e mban ai (Violan­di) apo mama­ja e tij. Pasi ka folur me të në tele­fon, në datën 14.05.2026 dhe e ka lënë më një djalë që e ka çuar deri në një fshat dhe aty e ka mar­rë vet ky per­soni, pra Violan­di, i cili e ka mar­rë me një xhip “Nisan”, gri dhe aty ka fil­lu­ar për në stan dhe ka parë një ambi­ent me shumë lope, shtëpinë e tij dhe se atje jeton vetëm me nënën e tij dhe se ka shumë qen vërdallë.Aleksandër Kola punonte si punë­tor stalle dhe kishin lid­hur fjalë më të për një rrogë prej 120.000 lekë të vje­tra.

Gjatë gjithë kohës që ai e ka pare, ka vënë re se mban armë me vete, armë automatik kallash dhe një çifte me dy dhe disa herë kanë dalë sëbashku dhe për gjah me atë çiften dhe kur mbante çiften mbante dhe kallashin me vete. Me sa ka pare, ai ka dhe një tele­fon tjetër, por e mban pa numër flet me inter­netin e nënës të tij. Dhe se gjatë këtyre ditëve vjen vetëm i vël­lai atje në stan dhe asnjë tjetër.

Para disa ditësh, në mos gaboj ka qenë datë 27, ai ka qenë duke punuar dhe e ka mar­rë dikush në tele­fon dhe i ka thënë se po ngjiten lart në stan disa mak­i­na me xhama të zinj dhe se në atë moment ai ka ikur me vrap dhe ka thënë se po ikte se i doli një punë dhe ka mar­rë kallashin, se e mban tek dera e stal­lës dhe ka ik me vrap fer­rave nga mali. Sot, rreth orës 18.30, ai ka qenë në stan dhe ka bërë disa rrugë më mak­inë për të mba­j­tur miell për lopët dhe pas kësaj ka pasur dhe një rrugë për të bërë.

Rreth orës 15.00 ka ngrënë pak bukë dhe kaë zbrit­ur poshtë, kur e ka parë Violandin rrugës që po ngjitej tek stani se vjen vërdal­lë fshehur.Në atë kohë, Alek­san­drin e ka mar­rë në tele­fon motra dhe i ka thënë se kishin nënën sëmurë dhe duhej që të shkonte në shtëpi. Pas këtyre fjalëve të motrës, Alek­san­dri i ka thënë Violan­dit se i duhej të shkonte deri në Dur­rës se kishte nënën sëmurë dhe se nuk donte asnjë lek dhe se do kthe­hej prapë dhe se nuk po mer­rte me vete as rro­bat, por vetëm i ka kërkuar ndon­jë lek për rrugës, por Violan­di aty ka fil­lu­ar që t’i ngre­jë zërin.

Fil­lim­isht i ka thënë se ata nuk e kishin lënë kësh­tu dhe se kishin folur se do të rrinte tre muaj pa ikur.

Alek­san­dri i ka thënë se po shkonte për hall për dy ditë dhe asnjë ditë më shumë dhe se nuk po mer­rte asnjë gjë se do të kthe­hej prap. Ai (Violan­di) ka fil­lu­at të sha­jë nga ropt e shtëpisë dhe Alek­san­dri e ka sharë dhe Violan­di ka fil­lu­ar që ta qël­lonte me grushte dhe armën gjatë gjithë kohës e mbante me vete.

Ai po e shikonte dhe ka men­du qe ai ka diç­ka që mban gjithë kohës armën me vete dhe vetëm një ditë më parë e ka mar­rë vesh nga nëna e Violan­dit se ai ishte ngatër­ru­ar me policinë për drogë, por nuk e dinte mirë dhe se pran­daj e mbante armën me vete. Gjatë gjithë kohës që Alek­san­dri ka qenë atje nuk ka ard­hur asnjë njeri.

Gjatë kohës më shumë raste e mbante tele­fonin e mamasë së tij me vete dhe se kur e merr dikur në tele­fon ja fut vrapit e ikën në mal, por se kush e merr Alek­san­dri nuk e di. Kur i ka qël­lu­ar sot, nuk ka pasur asnjë prezent, pra ka qenë vetëm Alek­san­dri dhe Violan­di dhe ky i fun­dit çfarë nuk i ka thënë, e ka sha­jt nga shpia dhe më pas kur është bërë zhur­më ka ard­hur në nëna e vet.

Violan­di i ka drej­tu­ar kallashin disa here, por vinte nëna e vet dhe hynte në mes dhe Alek­san­dri i thoshte që ta vriste se çfarë t’i thoshte dhe rreth orës 20:30 ai ka mar­rë në tele­fon një tak­si, e cila ka ard­hur dhe e ka mar­rë ng aura, por ai emrat e vendeve nuk i di, por nga mali ka zbrit­ur në këm­bë. Në këtë kohë, aty ka qenë vetëm Violan­di dhe nëna e tij dhe askush tjetër.Aleksandri është kër­cënuar nga Violan­di pa ndon­jë arsye, por vetëm se donte të ikte dy ditë prej punës që të shikonte nënën e sëmurë.

Është sharë nga ropt e shtëpisë dhe ai i ka drej­tu­ar armën disa hërë dhe i ka thënë se do ta vriste këtu në mal dhe kur është shkëputur prej tij, ka mar­rë një val­ix­he të rrobave dhe ka ikur me vrap prej stan­it, pasi kishte frikë se mos Vio­len­di i shkonte nga pas dhe kur e ka vënë re, ai kishte shkuar pas tij me mak­inë xhip, ngri “Nisan” dhe kur e ka parë se ai kishte frikë, është kthy­er nga rru­ga dhe Alek­san­dri ka shkuar poshtë tek ura.

Në vijim, është mba­j­tur pro­cesver­bal për mar­rjen e të dhë­nave nga per­soni që ka dijeni për veprën penale, shte­tasi Alek­sandër Kola, i cili ka treguar të njëj­tat rrethana të hetim­it siç ka parashtru­ar në kallëz­imin penal të bërë prej tij, në Komis­ari­atin e Poli­cisë Maliq.

Gjithash­tu, është mar­rë vendim për kry­er­jen e eksper­tim­it mjeko-ligjor të shte­t­a­sit Alek­sandër Kola.Në datë 04.06.2026, është mba­j­tur pro­cesver­bal për ri-mar­rjen e të dhë­nave nga per­soni që ka dijeni për veprën penale, shte­tasi Alek­sandër Kola, i cili ka deklaru­ar se në mua­jin Prill të vitit 2026 ka qenë i punë­suar në të zezë (i pasig­u­ru­ar), në një lavazh në qytetin e Dur­rësit, pronari i të cilit quhej Andi.

Gjatë kohës që punonte në lavazhin e lart­për­men­dur, është miqë­suar me një shte­tas, emri i të cilit nuk i kuj­to­het dhe ky shte­tas kishte në pronësi një autom­jet të markës “Range-Rover”, me ngjyrë të bard­hë. Ky shte­tas fil­lim­isht e ka pyetur sesa fitonte dhe pasi Alek­san­dri i është përgjigjur rreth 600 (gjashtëqind) euro, ky per­son i ka ofru­ar një vend pune si “çoban” tek një i njo­huri i tij, ku page­sa do të ishte 1200 (njëmi­jëedyqind) euro.

Pasi ka pran­uar, shte­tasi lartëpër­men­dur i ka dhënë num­rin e tele­fonit +3556……, i cili është num­ri i Violan­dit, të cilin fil­lim­isht e ka tele­fonuar dhe në datë 14.05.2026 e ka takuar dhe ka fil­lu­ar punë në stanin e tij në afër­si të qytetit të Maliqit, ku është kujdesur për bagëtitë. Ditën e djeshme ka patur një debat me Violandin, fakt për të cilin ka deponuar kallëz­imin përkatës në Komis­ari­atin e Poli­cisë Maliq.I pyetur në lid­hje me fak­tin se gjatë kohës që ka qën­dru­ar në shoqërinë e shte­t­a­sit Violand Braçel­lari a i ka për­men­dur ky i fun­dit se kishte kon­tak­te apo komu­nikime me punon­jës poli­cie dhe shte­tasi Alek­sandër Kola është përgjigjur se mesa i kuj­to­het, në një rast ndër­sa Violan­di po i tre­gonte për të shkuarën e tij në shtetin e Gre­qisë, ka për­men­dur fak­tin se kishte një kushëri, djalë teze, i cili punonte me “krimet” në Korçë.

I pyetur nëse ka qenë pjesë­mar­rës në aksion­in e zhvil­lu­ar ditën e sotme nga struk­tu­ra e Drej­torisë Ven­dore të Poli­cisë Korçë, për kap­jen e shte­t­a­sit Violand Braçel­lari, shte­tasi Alek­sandër Kola i është përgjigjur se pasi ka depunuar kallëz­imin, She­fi i Komis­ari­atit të Poli­cisë Maliq, i ka kërkuar që t’i tre­gonte vendin se ku ndod­hej ven­di ku qëndronte/flinte shte­tasi Violand Braçel­lari, pasi do të ushtro­hej kon­troll nga poli­cia.

Ditën e sotme, në datë 04.06.2026, rreth orës 05:00 të mëng­je­sit, She­fi i Komis­ari­atit të Poli­cisë Maliq, e ka tele­fonuar në aplika­cionin e komu­nikim­it “What­sApp” dhe pasi e ka takuar, i ka dhënë një maskë dhe një bluze si ato të poli­cisë me mbishkrim “POLICIA”, të cilat i ka veshur.

Më pas është nisur sëbashku me punon­jësit e poli­cisë në vendin e lart­për­men­dur, ku ai ka udhë­tu­ar me një autom­jet, tip foristradë me ngjyrë si gri.

I pyetur në lid­hje me fak­tin se sa autom­jete poli­cie ka kon­stat­u­ar që kanë mar­rë pjesë në opera­cionin për kap­jen e shte­t­a­sit Violand Braçel­lari, shte­tasi Alek­sandër Kola është përgjigjur se ishin pesë autom­jete, dhe konkretisht 1 (një) “foristradë” e bard­hë, 1 (një) “foristradë” gri, 1 (një) fugon police, 1 (një) Range-Rover i bard­hë, dhe 1 (një) “foristradë” gri.

I pyetur se rreth çfarë ore kanë mbër­rit­ur në vendin ku ndod­hej shte­tasi Violand Braçel­lari, shte­tasi Alek­sandër Kola është përgjigjur se rreth orës 06:30–07:00. Fil­lim­isht autom­jetet e lart­për­men­dura kanë ndalu­ar në një dis­tancë prej 100–200 metrash nga ven­di ku ndod­hej Violand Braçel­lari dhe pasi të gjithë punon­jësit e poli­cisë kanë zbrit­ur i kuj­to­het se kanë veshur pajis­jet antiplumb dhe janë armato­sur me armë “automatik”.

Më pas, punon­jësit e poli­cisë janë rresh­tu­ar dhe për­bal­lë tyre kanë qën­dru­ar 4 (katër) punon­jës të tjerë, të cilët men­don se ishin drejtue­sit e tyre dhe kanë dhënë urdhrat se si do të zhvil­lo­hej kon­trol­li.

Në një moment, një prej tyre me trup mesa­tar, qeros, i është drej­tu­ar punon­jësve të poli­cisë me fjalët “Asnjë fjalë” dhe ka urd­hëru­ar shpërn­dar­jen e tyre të orga­nizuar në grupe prej 4 (katër) vetësh.

Pasi punon­jësit e poli­cisë kanë hyrë për kon­troll, ka dëgjuar të shtë­na armësh dhe fjalët “Dorë­zo armën” dhe ka kon­stat­u­ar se një punon­jës ishte i dëm­tu­ar në pjesën e noful­lës. Më pas, sëbashku me punon­jësit ka ard­hur në ambi­en­tet e Drej­torisë Ven­dore të Poli­cisë Korçë.”, thuhet në dos­je.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading