Plas grushti brenda GJKKO, sherr mes të akuzuarve për vrasjen e Dobrës

Një përplasje fizike është shënuar në sallën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjatë zhvillimit të seancës paraprake për çështjen penale në ngarkim të të pandehurve.
Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur brenda ambientit të sigurisë së lartë, në kafazin e xhamit të sallës gjyqësore, ku janë konfliktuar fizikisht të pandehurit Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri.
Përplasja ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të sigurisë së gjykatës dhe të shërbimeve të burgjeve për të normalizuar situatën.
Dy të pandehurit po gjykohen në lidhje me ngjarjen e rëndë ku ka humbur jetën 23-vjeçari Renis Dobra.
Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë, seanca ka vijuar nën masa të shtuara sigurie, ndërsa rrethanat e incidentit brenda sallës po verifikohen nga autoritetet përkatëse.











