Arrestime VIP për Zvërnecin, dalin emrat, SPAK prangos Orest Sotën, në kërkim Ilir Shtufi, Artur Shehu e Edmond Jaupi

Një opera­cion i gjerë i zhvil­lu­ar nga Prokuro­r­ia e Posaçme Kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka çuar në ekzeku­timin e disa masave të sig­urisë ndaj per­son­ave të dyshuar për përf­shir­je në veprim­tari krim­i­nale.

News 24 rapor­toi se në kuadër të aksion­it është arrestu­ar biz­nes­meni Orest Sota, ndër­sa masat e sig­urisë “arrest me burg” për biz­nes­menët Artur She­hu dhe Ilir Shtu­fi nuk janë ekzeku­tu­ar, pasi ata rezul­to­jnë jashtë ter­ri­torit të Shqipërisë.Në kërkim është shpal­lur edhe Edmond Jaupi.

EMRAT:

Orest Sota, në pran­ga

Në kërkim janë:

Ilir Shtu­fi,

Artur Shehu,Edmond Jaupi

Orges Birçaj.

Aksioni është ende në zhvil­lim, ndër­sa pritet që autoritetet të pub­liko­jnë më shumë deta­je mbi num­rin e per­son­ave të përf­shirë, masat e ekzeku­tu­ara dhe rezul­tatet e opera­cionit.

Sipas të dhë­nave para­prake, per­son­at nën het­im dyshohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të pro­duk­teve të veprës penale në shu­ma të kon­siderueshme, veprim­tari që dyshohet se janë kry­er në kuadër të një grupi të struk­tu­ru­ar krim­i­nal.

Hetimet kanë mar­rë shtysë edhe nga komu­nikimet e zbard­hu­ra në plat­for­mën e enkrip­tu­ar Sky ECC, ku sipas burimeve het­i­more janë evi­den­tu­ar bise­da që lid­hen me trafikun e drogës dhe qarkul­lim­in e par­ave të pista.

Opera­cioni vijon ende, ndër­sa pritet që SPAK dhe Poli­cia e Shtetit të japin deta­je të mëte­jshme mbi per­son­at e përf­shirë, akuzat konkrete dhe rezul­tatet e plota të aksion­it.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading