Rama për protestën: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërinë në fushëbetejë ata që janë kundër Presidentit Trump

Kryem­i­nistri Edi Rama, gjatë fes­tës së 35-vje­torit të Par­tisë Social­iste që u mba­jt në “Sheshin Italia” në Tiranë, u ndal te protes­ta e qyte­tarëve në Bule­vard.

Në fjalën e tij, kryem­i­nistri Rama tha se ajo që po ndodh në Bule­vard nuk ka lid­hje me Zvërnecin, por se po ten­to­het të kthe­het nga fuqi të mëd­ha në një fushë­bete­jë kundër Pres­i­den­tit të SHBA-së, Don­ald Trump.“A ka njeri që nuk e men­don se në këtë protestë ka një luftë poli­tike e ide­ologjike, që nuk është fare lufta jonë?

Nëse do të ishte bota kaq e ndjeshme dhe nëse sen­a­torët amerikanë do t’i kishin në zemër plazhet e Shqipërisë, do të kishin thënë ndon­jë fjalë për Rrjollin.Këtu fjala nuk është për flamin­got, për mje­disin.

Këtu fjala është për Pres­i­dentin e SHBA-së. Hallin që kanë me SHBA-të nuk mund ta për­dorin në Shqipëri dhe nuk mund të për­dorin shqip­tarët si mish për top.

Nuk duam ne tur­izëm eli­tar, se tur­iz­mi eli­tar nuk është për ne, se tur­iz­mi eli­tar është për ata që kanë shumë lekë, se nuk shko­jmë dot. E kundër­ta është e vërtetë.

Ne na duhet sa më shumë tur­izëm eli­tar, sepse çdo lek që vjen është gati dyfishi i asaj që futet në ekonom­inë e komu­nitetit dhe të ven­dit. Ata që vijnë në këto zhvil­lime vijnë me shumë para.

Shqipëria nuk mund të mbetet mbra­pa as Gre­qisë, e jo më Malit të Zi. Shqipëria nuk është thirrur të shpikë rrotën, por të hapë portën. Shqipëria është një vend që ka disa bekime. Bekime që i dety­ro­hen të parëve tanë, siç është beki­mi i mikprit­jes, besës, i shtëpisë së shqip­tar­it që është e Zotit dhe e mikut.

Beki­mi i gjyshërve tanë. Shqipëria u bë fari në Luftën e Dytë Botërore, kur vende më të pasura i dorëzuan hebren­jtë, ndër­sa gjyshërit tanë nuk e bënë këtë.

His­to­ria e shqip­tarëve është his­to­ria e njerëzve që, përtej feve, kanë pasur respekt për tjetrin. Ishin mys­li­manët shqip­tarë që u bënë mburo­ja e hebren­jve.

Kjo është arsye­ja pse Shqipëria duhet ta mba­jë me kre­nari atë lid­hje dhe atë bekim. Sepse kush­do ndi­het në shtëpinë e vet, pasi shtëpia e shqip­tar­it është e Zotit dhe e mikut.

Ne kemi arrit­ur të jemi miq të shkëlqy­er edhe me Izraelin dhe me ata që janë për­bal­lë Izraelit, me vende si Egjip­ti, Emi­ratet dhe Turqia.

Cili është djal­li që po ten­ton të hyjë mes nesh? Cili është djal­li që po ten­ton t’u lërë shqip­tarëve në kur­riz një gjë që ne po për­piqe­mi ta mbro­jmë?

Sa e gën­jeshtërt, aq edhe çuditër­isht e përthithur nga ata që duan të gje­jnë rrugë për urre­jt­jen.

Çfarë lid­hje­je ka Izraeli me inves­timin në Zvërnec? Investi­torët krye­sorë janë dy vëllezër mys­li­manë nga Katari, që nuk kanë asnjë lid­hje me Izraelin, apo se dhën­dri i Trump është hebre.

Po pas­taj? Aq budal­lenj jemi ne sa t’i bëjmë karshillëk dyn­jasë, ndërko­hë që jemi shumë të veg­jël për të bërë një karshillëk të tillë?

Ne duhet t’i kemi me të gjithë mar­rëd­hëni­et vël­lazërore dhe strategjike”, tha Rama.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading