SPAK godet rrjetin e drogës dhe parave të pista! 20 masa sigurie, një në pranga! Arrest me burg për Artur Shehun e Ilir Shtufin

SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë për ekzekutimin e 20 masave të sigurisë, 15 ‘arrest me burg; dhe 5 ‘arrest shtëpie’, ndaj personave të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në kuadër të aksionit është arrestuar bisnesmeni Orest Stofa.
Masë sigurie ‘arrest me burg’ është lëshuar dhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi.
Në kuadër të të njëjtit hetim është shpallur në kërkim edhe Orges Birçaj.