Operacioni i SPAK! Të njohur për sherrin në Palasë, vëllezërit Abedin dhe Tur Koçeku, ‘krerët’ e grupit të trafikut të drogës

TIRANË-Deta­je të reja janë zbard­hur nga opera­cioni i SPAK, ku janë lëshuar 20 masa sig­urie, 15 ‘arrest me burg’ e 5 ‘arrest në shtëpi’, për një grup krim­i­nal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim parash.

Vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku, dyshi­het se janë drejtue­sit e trafikut të drogës. Për dy vëllezërit është lëshuar masa e srrestit me burg.

Paratë e grupit të trafikt të drogës dyshohet se pas­tro­heshin nga biz­nes­menë, mes tyre dhe Artur She­hu, i cili pose­don një pjesë dër­rmuese të pronës në Zvërnec.

Dyshimet janë se bise­dat e përgjuara nga SPAK, mes anë­tarëve të grupit të dy vëllezërve Koçeku, kanë çuar edhe në nis­jen e hetim­it për çësht­jen e Zvërnecit.

Luçiano allias Tur Koçeku rezul­ton pronar i vetëm i shoqërisë “G.A.V Invest”, e themelu­ar në Tiranë në tetor të vitit 2022. Kom­pa­nia ushtron aktivitet në fushën e ndër­tim­it, pro­jek­tim­it, inves­timeve civile, tur­is­tike dhe indus­tri­ale, si dhe në sek­torin e hotelerisë dhe shër­bimeve.

Emri i tij u bë pub­lik edhe në gusht të vitit 2024, kur ai u përf­shi në një inci­dent dhune në një resort luk­soz në Palasë, ngjar­je që mori vëmend­je të gjerë medi­atike.

Ndërko­hë sipas rapor­timeve, vëllezërit Koçeku janë ven­do­sur në Dubai prej shumë vitesh dhe masa e sig­urisë së arrestit të lëshuar nga SPAK, nuk është ekzeku­tu­ar.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading