DETAJE të reja nga vrasja në Mirditë: 45-vjeçari ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, dyshohet të jetë vrasësi i Anton Kelit! Disa muaj më parë i vendosën tritol

Një ngjar­je e rëndë është regjistru­ar mëng­jesin e kësaj të hëne në Spaç të Mirditës, ku shte­tasi 45 vjeçar Val­ter Lleshi është varë më armë zjar­ri bren­da autom­jetit të tij me të cilin po udhë­tonte.

Ndërko­hë deta­je të reja janë bërë më dije rreth ngjar­jes, ku mëso­het se trupi i pajetë i vik­timës është gje­tur rreth orës 07:10 në fshatin Shko­r­rët, përg­jatë rrugës Reps–Spaç.

Sipas të dhë­nave para­prake, ai është gje­tur pa shen­ja jete në një autom­jet tip Toy­ota. Mëshet se Lleshi është punon­jës i kom­panisë së bazaltit në Spaç, tek­sa po kësaj kom­panie në mars të këtij viti iu ven­dos një sasi tri­toli në një prej makiner­ive, e cila nuk arri­ti të shpërthente.

Vik­ti­ma dyshohet se është autori i vras­jes së Anton Kelit, në vitin 2020 i cili punonte si tak­sist në Rrëshen, sipas Top Chan­nel.

Poli­cia ndod­het në vend­ng­jar­je ku po punon për zbard­hjen e plotë të rrethanave të ngjar­jes së rëndë.Njoftimi i poli­cisë:

“Mirditë/Informacion para­prak

Rreth orës 07:10, në fshatin Shko­r­ret, Mirditë, në aksin rru­gor Reps–Spaç, është gje­tur në autom­jet, dyshohet i vrarë me armë zjar­ri, shte­tasi V. Ll., rreth 45 vjeç.

Men­jëherë pas mar­rjes së njof­tim­it, shër­bimet e Poli­cisë kanë shkuar në vend­ng­jar­je dhe vijo­jnë kon­trol­let inten­sive në zonë për lokaliz­imin dhe kap­jen e autorit/ve.

Ndërko­hë, është ngrit­ur një grup i posaçëm het­i­mor dhe, nën drej­timin e Prokuror­isë, po punon inten­sivisht për fik­simin dhe admin­istrim­in e çdo prove që do t’i shër­be­jë hetim­it, me qël­lim zbard­hjen e plotë të ngjar­jes, doku­men­timin ligjor të saj, si dhe iden­ti­fikimin dhe kap­jen e autorit/autorëve”.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading