Në Athinë u diskutua plani për vrasjen e Rexhep Ginës”/ Dëshmia e Artan Tafanit në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Konflikti kishte të bënte me pronat

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar sërish në gjyqin ndaj Laert Haxhiut.
Në dëshminë e tij, ai ka treguar si u planifikua vrasja e Rexhep Ginës, duke u shprehur se e gjitha ishte për punë hasmërie.
Dëshmia e Artan Tafanit:Avokati: Korrik 2022 ku keni qenë?Në Astir me Laertin, në shtëpi. bashkë kemi jetuar në atë kohë
Avokati: A ju kujtohet të keni kryer ndonjë aktivitet kriminal, gjatë korrikut 2022Mos gaboj, kemi marrë veprimet për të kryer vrasjen e Rexhep Ginës. Personalisht nuk e njihja
Avokati: Kush e porositi dhe pse?
Për punë hasmërie, ka qenë te grupi Aldo Bares. Ka qenë dhe një konflikt pronash.
Ma ka shpjeguar Laerti arsyen pak a shumë. Në Lushnjë te lokali i Rexhep Ginës ka pasur toka dhe xhaxhai i Laertit aty.
Avokati: Kur e keni diskutuar për herë të parë?Në Athinë, Greqi.
Avokati: Keni bërë plan?
-Rexhep Gina në atë kohë jetonte në Athinë, prandaj. Ma tha mua personalisht dhe Mario Diamantit, do merrnin informacione përmes një polici grek.
Avokati: Kush kanë qenë të pranishëm?-Mario Diamanti që është vrarë në Greqi, unë Laert Haxhiu. Takimi në Greqi është bërë në 2021 mos gaboj.
Avokati: Sa keni qëndruar në Greqi
-10 ditë, ika pastaj. Laerti erdhi në tetor
Avokati: Keni diskutuar më për Rexhep Ginën?
-Po, për vrasjen e Rexhep Ginës. E ruante Laerti vazhdimisht, e ndiqnin dhe njerëzit e Laertit. Dy persona i çonin video dhe foto Laertit.