Bordi i Transparencë publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bor­di i Trans­parencës ka ndryshuar sër­ish çmimet e kar­bu­ran­teve.

Sipas njof­tim­it të fun­dit, naf­ta është ulur me 4 lekë, e cila nuk do të shitet më shumë se 176 lekë/litri.Gjithashtu rënie ka pësuar edhe ben­z­i­na, e cila nuk do të shitet më shumë se 166 lekë/litri.

Njof­ti­mi i Bordit:Bordi i Trans­parencës në datë 17Qershor 2026, në mbled­hjen e rad­hës ven­dosi:


✅Çmi­mi i shit­jes me pakicë i nën­pro­duk­tit gazoil i stan­dard­it SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndër­sa i shit­jes me shu­micë jo më shumë se 164 lekë/litër.
✅Çmi­mi i shit­jes me pakicë i nën­pro­duk­tit ben­z­inë e stan­dard­it SSH EN të jetë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndër­sa i shit­jes me shu­micë jo më shumë se 154 lekë/litër.
????️Çmimet e cak­tu­ara nga Bor­di do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 13 00 dhe do të jenë të vlef­shme deri në mbled­hjen e ardhshme të bor­dit ku do të pasqy­ro­hen ndryshimet e çmimeve të shit­jes.


⚠️Tërhe­qim vëmend­jen e çdo oper­a­tori të shit­jes me shu­micë dhe pakicë të nën­pro­duk­teve të naftës mbi detyrim­in e zba­tim­it të këtij vendi­mi.
????Në rast të shkel­jeve të kon­stat­u­ara nga oper­a­torë të ndryshëm do të ven­doset pezul­li­mi i aktivitetit.

Min­is­tria e Ekonomisë dhe Ino­va­cionit sëbashku me Min­istrinë e Finan­cave dhe Min­istrinë e Infra­struk­turës dhe Energjisë janë angazhuar të mbro­jnë intere­sat e kon­suma­torëve shqip­tarë dhe rua­jt­jes së parimeve të konkur­rencës së nder­shme në treg.

SQARIM:

Refer­u­ar Aktit Nor­ma­tiv nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një sht­esë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Repub­likën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmi­mi i shit­jes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për ben­z­inën është më i lartë se 200 lek/litri, zba­to­het niveli 80% i akcizës.

Bazuar në zba­timin e metodologjisë për llog­a­r­it­jen e çmimeve tavan te shit­jes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Nor­ma­tiv nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjed­ho­jë niveli i akcizës do të zba­to­het i plotë, 100%.


Gazoili për peshkim – çmi­mi i shit­jes së gazoilit për peshkim, refer­u­ar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 “Për tak­sat Kom­bëtare”, ne nenin Neni 9 “Për­jash­timet nga pag­i­mi i tak­save kom­bëtare”, pika 6 parashiko­het:

…“Për­jash­to­hen nga pag­i­mi i tak­sës së qarkul­lim­it dhe tak­sës së kar­bonit ani­jet e peshkim­it.  Gjithash­tu refer­u­ar nen­it 10, pika 3 ger­ma “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashiko­het për­jash­ti­mi nga detyrimet e akcizes i kar­bu­ran­tit për ani­jet e peshkim­it, në sasitë, kushtet dhe kriteret e për­cak­tu­ara në VKM. Refer­u­ar metodologjise së për­cak­tu­ar në aktin nor­ma­tiv, çmi­mi i shit­jes së gazolit për peshkim rezul­ton 81 lekë.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading